
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi ditën e djeshme (23 maj 2024) me 84 vota pro, 19 kundër dhe 68 abstenime projekt-rezolutën për gjenocidin e Srebrenicës.
I vetmi shtet i Bashkimit Europian që votoi kundër rezolutës ishte Hungaria. Draft-rezoluta ka për qëllim të shpall 11 korrikun si “Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit dhe Shënimit të Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë”.
OKB-ja, siç thuhet në draft-rezolutë, dënon pa rezervë çdo mohim të gjenocidit në Srebrenicë si fakt historik dhe u bën thirrje shteteve anëtare të ruajnë faktet, përfshirë përmes sistemeve arsimore duke zhvilluar programe të përshtatshme.
Sigurisht që rezoluta nuk është pritur mirë nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, reagimi i të cilit është shpërndarë në rrjete sociale.
Video me reagimin e Vuçiçit gjatë miratimit të rezolutës është bërë virale në rrjete sociale. Siç duket edhe në video Vuçiçi me ankth dhe i skuqur në fytyrë pret rezultatete e votimit, ndërsa mban në duar flamurin serb, duke shfaqur haptas mohimin e gjenocidit.
This how Serbia’s President @AVucic has reacted to the adoption of the resolution on the Srebrenica Genocide by the UN General Assembly: pic.twitter.com/BWGgKs737G
— Jakub Bielamowicz (@KubaBielamowicz) May 23, 2024
Kujtojmë që Srebrenicë, pjesa lindore e Bosnje e Hercegovinës, forcat serbe vranë mbi 8.000 burra dhe djem boshnjakë në korrik të vitit 1995.
Krimi u njoh si gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, në vitin 2007./vizionplus.tv/