minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Gjykata njeh pensionin e dyfishtë tre të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

0

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka njohur pensionin e dyfishtë tre të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë 1998-99, njoftoi të mërkurën Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT).

QKRMT tha në një njoftim për media se i ka përfaqësuar ligjërisht tre të mbijetuar, në procese të ndara gjyqësore, të cilëve gjykata vendosi t’ua njohë pensionin si të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës dhe pensionin bazik të moshës (si dhe atë kontributdhënës).

Prej vitit 2014, kur u miratua legjislacioni, të mbijetuarit e dhunës seksuale në Kosovë mund të marrin statusin e viktimës së dhunës seksuale dhe kështu të përfitojnë një pension mujor prej 230 eurosh.

Por pas mbushjes së moshës së pensionimit, që në Kosovë është 65 vjeç, të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë u kërkohet të zgjedhin mes njërit prej dy pensioneve, sipas QKRMT-së.

Advertisement

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka njohur pensionin e dyfishtë tre të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë 1998-99, njoftoi të mërkurën Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT).

QKRMT tha në një njoftim për media se i ka përfaqësuar ligjërisht tre të mbijetuar, në procese të ndara gjyqësore, të cilëve gjykata vendosi t’ua njohë pensionin si të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës dhe pensionin bazik të moshës (si dhe atë kontributdhënës).

Prej vitit 2014, kur u miratua legjislacioni, të mbijetuarit e dhunës seksuale në Kosovë mund të marrin statusin e viktimës së dhunës seksuale dhe kështu të përfitojnë një pension mujor prej 230 eurosh.

Por pas mbushjes së moshës së pensionimit, që në Kosovë është 65 vjeç, të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë u kërkohet të zgjedhin mes njërit prej dy pensioneve, sipas QKRMT-së./Radio Evropa e Lire/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit