
Një 33-vjeçare ka përjetuar momente tmerri në Omonia të Greqisë.
Mediat greke bëjnë me dije se një 27-vjeçar e sulmoi me thikë, e përdhunoi dhe më pas e kyçi në një ndërtesë të braktisur.
Rasti u zbulua disa ditë më parë, kur punonjësit e policisë që po patrullonin në rrugë dëgjuan thirrjet dhe britmat e një gruaje nga ndërtesa e braktisur.
Me tu afruar në ndërtesë, efektivët e policisë kuptuan se aty ndodhej një grua, të cilën e liruan, sapo hapën derën që ishte e kyçur me çelës.
Protothema.gr raporton se policët e getën shqiptaren në gjendje të rënduar psikologjike dhe fizike. 33-vjeçarja u gjet e lidhur në një krevat, me plagë në kokë dhe në trup.
Pasi e zgjidhën shqiptarja filloi t’u përshkruante policëve me detaje atë që kishte përjetuar.
Autori u identifikua fizikisht nga shqiptarja, pasi nuk e njihte me emër të dyshuarin. Me të ishte takuar në orën 02.00 të mëngjesit të së njëjtës ditë dhe kishin rënë dakord të shkonin ne banesën e tij.
Aty është dhunuar më pas nga i dyshuari, i cili e ka lidhur dhe lënë të plagosur derisa u gjet nga policia./vizionplus.tv/