minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Dua Lipa takohet me tenistët e rinj të Kosovës

0
Dua Lipa takohet me tenistët e rinj të Kosovës

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është takuar me tenistët e rinj të Kosovës, zyrtarët e Federatës së Tenisit të Kosovës dhe Federatës Ndërkombëtare të Tenisit.

Federata e Tenisit në Kosovë, ka njoftuar se Dua Lipës iu dhurua një top i tenisit, i punuar nga argjendi dhe një bluzë me mbishkrimin “Kosova”.

“Familja Lipa ka një histori dashurie me sportin e tenisit. Ata kanë banuar përballë tereneve të tenisit në Breg të Diellit në Prishtinë dhe vëllau dhe motra e Dua Lipës kanë luajtur tenis. Babai i saj Dukagjini është fans i madh i tenisit. Vitor Cabral, Drejtori për Zhvillim i ITF-së i dhuroi një reket të tenisit enkas i punuar për Dua Lipën me nënshkrim të saj. Federata e Tenisit e Kosovës ia dhuroi një top të tenisit të punuar nga argjendi dhe maicën me mbishkrimin Kosova. Faleminderit Dua Lipa!”, thuhet në njoftimin e federatës, përcjell albinfo.ch.

Advertisement

The post Dua Lipa takohet me tenistët e rinj të Kosovës appeared first on Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit