minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Retrospektivë e festivalit “DokuFest” 2024

0
Retrospektivë e festivalit “DokuFest” 2024

Nata e nëntë, e fundit e festivalit Doku fest është përmbyllur me një program reflektimi me orkestrën Shkodra që për këtë vit do të ngelen momente të paharrueshme nga ky udhëtim i jashtëzakonshëm. “Shkodra është dashni” bën motër qytetin e vjetër të kalasë dhe nuk ka si të jetë ndryshe titulli, veçse “Prizreni është dashni”.

Festivali Dokufest tashmë ka bërë tashmë vendin e tij të nderit në shkallë ndërkombëtare.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe filmit të shkurtër, Dokufest, me edicionin e 23-të, përgjatë nëntë diteve dhe netëve, duke filluar nga e premtja e 2 Gushtit deri më 10 gusht, përmes përzgjedhjes së 103 filmave me tetë programe konkuruese, atyre kombëtare dhe ndërkombëtare ka zbuluar rikonfigurimin e peizazhit gjeopolitik global me një rend artistik përmes përzgjedhjeve të ndryshme të filmave dhe programeve tematike.

Advertisement

“Në një botë në tranzicion të shpejtë, ku një rikonfigurim i ri gjeopolitik mund të jetë duke u zhvilluar, forca dhe tendenca të ndryshme po nxisin ndryshime thelbësore në rendin ndërkombëtar”, thuhet në prezantimin e bërë nga festivali.

Në nëntë kinemate e qytetit historik të Prizrenit me ambiente te jashtme dhe në kinematë e mbyllura, nga 2 deri 10 gusht, dashamirësit e artit kinematografike nga gjithë bota dhe ata vendorë, patën rastin të shijojne qindra filma dokumentarë në qiellin e hapur të Lumbardhit per nëntë ditë radhazi. Në spikatje dhe fokus mes tjera temash kanë qenë edhe luftërat aktuale si ajo e Ukrainës dhe e Palestinës.

Emra dhe figura të njohura të kinemasë si Anna Henckel një regjisore e filmit te shkurtër dhe drejtuese e seksionit të filmit të shkurtër në Berlinale, “Berlinale Shorts” si dhe regjisorë të tjerë nga Ukraina Gjermania, Tajvani etj. kanë marrë pjesë në “DokuFest 2024”.

Advertisement

Drejtoresha Ekzekutive e Dokufestit, është shprehur në hapje të festivalit se 3325 filma nga 119 shtete janë paraqitur për pjesëmarrje në DokuFest të këtij viti. Ajo ka shtuar se “në kuadër të programit “Fokus në Ukrainë”, në Prizren do të ishin të pranishëm edhe  shumë artistë dhe kineastë nga Ukraina.

Në përmbyllje, Dokufest ka shpërblyer filamt më të mirë. Filmi “Si e verdhë e sëmurë” i regjisores  Norika Sefa ka marrë çmimin kryesor të festivalit, atë të Garës Kombëtare, garë kjo, e cila në edicionin e sivjetëm ishte shpallur si kryesorja, në vend të garës ballkanike, që ka qenë vitet e kaluara.

Advertisement

“A fidai film” i regjisorit palestinezi Kamal Aljafari ka fituar çmimin kryesor në kategorinë “International Feature Dox” ndërsa çmimin për Filmin më të Mirë Ndërkombëtar të Shkurtër e ka fituar “History is written at night” nga Alejandro Alonso.

Çmimin e Audiencës e ka fituar “Afterwar” nga Brigitte Staermose.

Qendra Kinematografike e Kosovës sivjet për të dytin vit me radhë ka ndarë çmimin “Talent Doc Award”.  Drejtoresha e këtij institucioni, Blerta Zeqiri, e ka kumtuar fituesin  dhe ai është filmi “Krahët e punëtorëve” i regjisorit Ilir Hasanaj, i cili krijon në Zvicër dhe në Kosovë.

Advertisement

Gjatë festivalit janë shfaqur gjithsej 249 filma, 12 performanca, 9 ekspozita, 7 diskutime, janë zhvilluar 3 masterklasa dhe 9 punëtori për fëmijët.

The post Retrospektivë e festivalit “DokuFest” 2024 appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit