minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Autorë shqiptarë nga Kosova, në Sallonin e librit 2025, në Gjenevë

0
Autorë shqiptarë nga Kosova, në Sallonin e librit 2025, në Gjenevë

Në sallonin tradicional të librit që mbahet në Gjenevë nga 19 deri më 23 mars do të prezantohen edhe një numër autorësh shqiptarë. Albinfo.ch ua prezanton disa prej tyre.

Ag Apolloni vjen në Gjenevë në kuadër të Sallonit ndërkombëtar të librit që mbahet në Palexpo.

Me një përkushtim e bashkpunim të shkëlqyer me Lize’s Bookstore nga Belgjika, ia dolëm që autori i njohur Ag Apolloni të ekspozojë tre tituj gjatë muajit mars, gjegjësisht nga data 19 deri më 23 në Palexpo, ku mbahet salloni ndërkombëtar tradicional i librit e që e bën Gjenevës kryeqytet të magjisë letrare në zhanre të ndryshme.

Advertisement

Kush është Ag Apolloni ?

I lindur më 1982 Apolloni është shkrimtar, studiues dhe profesor në Universitetin e Prishtinës. Ka studiuar Dramaturgjinë në Fakultetin e Arteve dhe Letërsinë Shqipe në Fakultetin e Filologjisë, në Universitetin e Prishtinës, ku punon që nga viti 2008. Në vitin 2012 ka doktoruar me një temë mbi romanin « Gjenerali i ushtrisë së vdekur » të Ismail Kadaresë.

Gjatë viteve 2010-2012, ka qenë kryeredaktor i revistës letrare Jeta e Re kurse gjatë viteve 2013-2023, ka qenë kryeredaktor irevistës Symbol, ku, pos të tjerash, ka realizuar edhe intervista me personalitete të njohura botërore si: Jonathan Culler, Linda Hutcheon, Rita Dove, Mieke Bal, Stanley Fish, Peter Singer, Gottfried Helnwein, Hans Bertens, Ann Jefferson, David Damrosch etj.

Artikujt dhe librat e tij janë përkthyer në disa gjuhë, si: anglisht, gjermanisht, holandisht, çekisht, maqedonisht, greqisht, sllovenisht etj. Romani Ulurima e Ujkut është botuar në gjuhën çeke si pjesë e kolanës “30 libra të autorëve të shquar bashkëkohorë”, mes autorëve si GaitoGazdanov, Jose Saramago, Julian Barnes etj., ndërsa në gjuhën malazeze Apolloni është përfshirë në një kolanë me shkrimtarët Umberto Eco, Adam Zagajevski, Eva Lipska etj.

Advertisement

Veprat letrare të Apollonit

Ag Apolloni ka shkruar vepra në zhanre të ndryshme, edhe pse ndërkombëtarisht është i njohur kryesisht si romancier. Veprat e tij, të klasifikuara sipas zhanreve, janë këto:

Romane: Ulurima e Ujkut (2013);  Zazen (2014); Një fije shprese, një fije shkrepëse (2020); Kësulëkuqja, përrallë për të rritur (2022); Sikur t’isha djall (2024)

Poezi: Zomb (2009); Sandalet e Senekës (2020); Retorika e heshtjes (2021); Shënime nga shpella (2023)

Advertisement

Drama: Koleksionisti i syve, Halloween, Judith, Mat (2010); Hamleti simbas Horacit (2017); Skenderbeu, manuskripti i Marlout (2018)

Kritikë: Parabola postmoderne (2010); Paradigma e Proteut (2012); Koferi i Konicës (2016); Commentum (2019-)

Autobiografi: Mesjeta ime (2019)

Veprat e Ag Apollonit janë shpërblyer me çmime kombëtare dhe ndërkombëtare, dhe janë mirëpritur nga kritika shqiptare dhe ajo e huaj.

Advertisement

Ai ka mbajtur ligjërata, ka prezantuar letërsinë e Kosovës dhe ka qëndruar si shkrimtar rezident në dis ashtete, si: Austri, Gjermani, Holandë, Belgjikë, Zvicër, Çeki, Greqi, Turqi, Hungari, Rumani.

Veprat e Apollonit që prezantohen në Gjenevë

Në Sallonin ndërkombëtar të librit në Gjenevë, Apolloni këtë vit do të prezantohet me këto romane: “Një fije shprese, një fije shkrepëse” (shqip, anglisht, gjermanisht), edituar nga Bard Books, 2020; “Kësulëkuqja, përrallë për të rritur” (anglisht, shqip), editues, Bard Books, 2022 dhe me romanin “Sikur t’isha djall” (shqip), edituar nga Bard Books, 2024.

Enver Dugolli, autor tjetër nga Kosova prezanton veprën e tij në Gjenevë

Advertisement

Po kështu në bashkpunim me Lise’s Bookstore nga Belgjika, këtë vit në Sallonin ndërkombëtar të librit do të prezantojmë edhe veprën e Enver Dugollit, në dy gjuhë: në shqip dhe në frengjisht.

Për plot pesë ditë Gjeneva bëhet një kryeqendër e veprave të ndryshme jo vetëm letrare. Autorë nga vende të ndryshme kanë mundësinë jo vetëm të prezantojnë veprat e tyre por e gjithë kjo është një mundësi e artë që ata edhe të njihen e të shkëmbejnë edhe përmes konferencave të ndryshme që tashmë janë paraparë në program të Palexpos.

Kush është Enver Dugolli?

Enver Dugolli u lind më 27 janar 1963, në Nekoc të Drenicës. Studimet universitare i kreu në Fakultetin Filozofik në Universitetin e Prishtinës, gjithashtu edhe studimet e nivelit Master, për Sociologji.

Advertisement

Enver Dugolli ishte pjesë e fatit kolektiv të Kosovës. Ka qenë i burgosur politik dy herë, një herë në vitin 1981 dhe pastaj në vitin 1997. Në burgje të ndryshme i kaloi mbi 10 vite. Nga burgosja e dytë u lirua në vitin 2001.

Ka shërbyer në Trupat e Mbrojtjes së Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, ku kreu detyra të rëndësishme ushtarake dhe mori gradën Kolonel. Dugolli është pensionuar nga detyra e Atasheut Ushtarak në Tiranë me gradë Gjeneral Brigade në Pension.

Në vitin 2020 shërbeu si Zëvendës Ministër i Ministrisë së Mbrojtjes.

Pos aktiviteteve politike Enver Dugolli njihet edhe me veprat e tij dokumentare.

Advertisement

Në gjuhën angleze ai ka botuar librin “UNBROKEN; Surviving Milosevic’s prisons”, ndësra libri i tij; “Qark i (pa)mbyllur burgjesh » i botuar në vitin 2019 në gjuhën shqipe më vonë është botuar edhe nga edicioni « Non lieu » në Paris në gjuhën frenge, i përkthyer nga Sebastien Gricourt.

Veprat e  Dugollit që prezantohen në Gjenevë

Këtë vit, në Sallonin e librit që mbahet në Gjenevë, Dugolli dhe përkthyesi i veprës së tij, zotëri Gricourt do të prezantojnë librin në gjuhën frënge « Le circle fermé des prisons – Massacre a Dubrava » publikuar në maj të vitit 2024 dhe po i njëjti libër i shkruar edhe në gjuhën shqipe, “Qark i (pa)mbyllur burgjesh » do të jetë aty për ju.

Andaj mos e harroni këtë ngjarje! Nga 19 deri më 23 mars, Ag Apolloni, Enver Dugolli dhe Grincourt iu presin jo vetëm sa për t’i pasuruar bibliotekat e juaja, por ata do të jenë aty edhe për dedikim të librit dhe të njoftohen e shkëmbejnë me ju.

Advertisement

The post Autorë shqiptarë nga Kosova, në Sallonin e librit 2025, në Gjenevë appeared first on Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit