
Për herë të parë, Republika e Kosovës merr pjesë në Javën Evropiane të Kulturës në Chemnitz – qyteti që mban titullin Kryeqyteti Evropian i Kulturës 2025, transmeton Albinfo.ch.
Në kuadër të aktiviteteve tona të diplomacisë kulturore dhe me qëllim promovimin të kulturës dhe vlerave tona kombëtare, Kosova është përzgjedhur mes shumë shteteve evropiane për të marrë pjesë në këtë ngjarje madhore, e cila pritet të jetë qendër e vëmendjes turistike e kulturore për mijëra vizitorë nga e gjithë Evropa.
Në programin “Europe Sounds – Muzika bashkon Evropën në Chemnitz”, vendi ynë do të përfaqësohet nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe i Valleve “Shota”, duke sjellë tingujt, ritmet dhe shpirtin artistik të Kosovës, krah grupeve muzikore nga Gjermania, Spanja, Franca, Rumania, Portugalia, Belgjika, Sllovenia dhe Armenia.
Kjo pjesëmarrje shënon një hap domethënës në promovimin ndërkombëtar të kulturës sonë dhe në forcimin e lidhjeve kulturore me vendet e tjera evropiane.
Ju mirëpresim më 7 maj në sheshin Neumarkt në Chemnitz (Am Markt 1, 09111 Chemnitz), për të festuar së bashku Evropën përmes muzikës!
Për më shumë informacione klikoni në linkun në vijim: https://chemnitz2025.de/veranstaltung/termin/europe-sounds-musik-verbindet-europa-in-chemnitz/
The post Kosova do të jetë pjesë në Javën Evropiane të Kulturës në Gjermani appeared first on Albinfo.