minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Gjermani: Spektakël nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe i Valleve “Shota”

0
Gjermani: Spektakël nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe i Valleve “Shota”

Në kuadër të Javës Evropiane të Kulturës në #Chemnitz, Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe i Valleve “Shota” performoi me sukses të jashtëzakonshëm, duke sjellë me krenari para publikut evropian ritmet, ngjyrat dhe shpirtin artistik të Kosovës, përcjell albinfo.ch.

Kjo paraqitje shënon pjesëmarrjen për herë të parë të Republikës së Kosovës në këtë aktivitet të rëndësishëm kulturor.

Përmes diplomacisë kulturore dhe pjesëmarrjes në programin “Europe Sounds – Muzika bashkon Evropën në Chemnitz”, Kosova u rreshtua krah vendeve si Gjermania, Spanja, Franca, Rumania, Portugalia, Belgjika, Sllovenia dhe Armenia, duke dëshmuar edhe një herë potencialin e saj të pasur artistik.

Advertisement

Pjesëmarrja e Kosovës në këtë ngjarje madhore përbën një hap domethënës në promovimin ndërkombëtar të kulturës sonë dhe në forcimin e lidhjeve kulturore me vendet e tjera evropiane. Prezenca e madhe e publikut gjerman dhe ndërkombëtar, si dhe e bashkatdhetarëve të ardhur nga lande të ndryshme të Gjermanisë, i dha këtij eventi një jehonë të veçantë.

https://www.facebook.com/share/v/16Cmiak2go/?mibextid=wwXIfr

The post Gjermani: Spektakël nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe i Valleve “Shota” appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit