
Shkodra Elektronike, grupi që përfaqëson Shqipërinë në Eurovisionin e këtij viti është shfaqur në tapetin e bruztë me elemente të traditës së vjetër shqiptare.
Beatriçe Gjergji përmes fustanit, punuar nga nëna e saj Irina Dema, ka paraqitur elemente të bukura simbolike të traditës së vjetër shqiptare, përfshirë dhe sende personale, ruajtur nga gjyshërit e nga të parët e familjes së saj, transmeton albinfo.ch.
“Oda mikpritëse e gjyshes” – këtë tematikë sjell kostumografia e prezantuar sot në tapetin e bruztë, ku veç fustanit tërhoqi vëmendjen edhe çanta që Beatriçe mbante ndër duar: një kuti ku gjyshja e saj mbante të gjitha bizhuteritë e saj.
The post Shkodra Elektronike shfaqet me elemente të traditës shqiptare në tapetin e bruztë appeared first on Albinfo.