minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Luzern: Akademi dhe ekspozitë dokumentare për fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë

0
Luzern: Akademi dhe ekspozitë dokumentare për fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë

Misioni Katolik Shqiptar në Luzern në bashkëpunim me Shoqatën Humanitare “Nëna Tereza” në Zvicër organizojnë më 29 qershor 2025, një akademi përkujtimore dhe ekspozitë dokumentare me titull: “Rikujtesë – Ata janë vetë liria”, kushtuar fëmijëve të vrarë në Kosovë gjatë viteve 1998–1999.

Ngjarja do të mbahet në:
📍 Gerliswilstrasse 73a, Emmenbrücke LU
🕕 Ora 18:00

Advertisement

Në kuadër të programit do të shfaqen materiale dokumentare, do të mbahen fjalime përkujtimore dhe do të ofrohen pika artistike dhe muzikore.
I ftuar special në këtë ngjarje do të jetë z. Nusret Pllana, autor i veprës “Fëmijët shqiptarë në Kosovë – viktima të gjenocidit”.

Aktiviteti synon të ruajë kujtesën kolektive dhe të nxisë ndërgjegjësimin shoqëror mbi vuajtjet e popullatës civile, në veçanti të fëmijëve, gjatë luftës në Kosovë.

Ngjarja është e hapur për publikun dhe mbështetet nga komuniteti shqiptar në Zvicër.

Advertisement

📩 [email protected]
📞 041 250 52 60
🌐 www.misioni-lu.ch

 

The post Luzern: Akademi dhe ekspozitë dokumentare për fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit