
Më 12 qershor, Ditës së Çlirimit të Kosovës, një ndër datat më domethënëse në historinë e shtetndërtimit, do të organizohet një sërë aktivitetesh kulturore dhe festive në disa qytete të Gjermanisë dhe Danimarkës: Berlin, Düsseldorf, Frankfurt, Hamburg, Kopenhagë, München dhe Stuttgart, transmeton albinfo.ch.
Këto ngjarje do të sjellin një mozaik të madh aktivitetesh: nga koncerte dhe shfaqje filmike, tek ekspozita fotografike, prezantime letrare, ngjarje sportive dhe biseda frymëzuese me artistë, regjisorë, sportistë dhe përfaqësues të shquar të diasporës sonë.
Postimi i plotë:
Festimi i 12 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Kosovës në Gjermani dhe Danimarkë
Të nderuar bashkatdhetarë,
Me kënaqësi të veçantë ju njoftojmë se, me rastin e 12 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Kosovës, një ndër datat më domethënëse në historinë e shtetndërtimit tonë – do të organizojmë një sërë aktivitetesh kulturore dhe festive në disa qytete të Gjermanisë dhe Danimarkës: Berlin, Düsseldorf, Frankfurt, Hamburg, Kopenhagë, München dhe Stuttgart.
Këto ngjarje do të sjellin një mozaik të madh aktivitetesh: nga koncerte dhe shfaqje filmike, tek ekspozita fotografike, prezantime letrare, ngjarje sportive dhe biseda frymëzuese me artistë, regjisorë, sportistë dhe përfaqësues të shquar të diasporës sonë.
Ju ftojmë që, kudo që ndodheni, të bëheni pjesë e kësaj feste të përbashkët – duke i dhënë kuptim, jehonë dhe madhështi Ditës së Çlirimit, me krenari për të kaluarën dhe besim në të ardhmen tonë të përbashkët.
Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani/Botschaft der Republik Kosovo Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Düsseldorf Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Hamburg Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Mynih Konsullata e Republikës së Kosovës në Kopenhagë Konsullata e Republikës së Kosovës në Stuttgart Consulate General of the Republic of Kosova in Frankfurt am Main @Highlight #Ditaeçlirimit #Kosova17 #javaekultures #diplmaciakulturore #MosHarro
The post Gjermani: Festimi i 12 Qershorit, Ditës së Çlirimit të Kosovës appeared first on Albinfo.