
Pishina e parë “qiellore”, e vendosur 35 metra mbi rrugët e Londrës, e cila lidh dy pallate, është tashmë thuajse e përfunduar, gati një vit me vonesë nga plani fillestar.
Tre metra e thellë dhe 25 metra e gjatë, pishina do të mbajë rreth 400 tonë ujë dhe do të lidhe si “urë” dy godina me apartamente luksoze në kryeqytetin anglez.
Pishina, e gjitha prej xhami 20 centimetra i trashë, u ngrit mbi godina rreth dy muaj më parë nga një vinç gjigant. Ajo u prodhua në Kolorado, SHBA, dhe bëri 4720 milje deri në Londër.
E vendosur në katin e dhjetë të dy pallateve, frekuentuesit e saj do të mund të shohin nga afër edhe godinën e re të ambasadës amerikane në Londër.
Në total, në të dy godinat do të ketë 2000 apartamente, me çmimet që fillojnë nga 600 000 paund për njësi, deri në 5 milionë paund, për suitat e katit të fundit.