
Dua Lipa, artistja shqiptare me famë botërore, bashkë me yllin tjetër, Miley Cyrus, kanë publikuar projektin e ri muzikor. “Prisoner” mban titullin kënga e tyre e re, për të cilën kanë përgatitur dhe videoklip, transmeton albinfo.ch.
Ashtu siç paralajmëruan, ky është projekti i parë i tyre i përbashkët nga albumi i ri i Cyrus “Plastic Hearts”. Të dy këngëtaret vijnë me një shfaqje të veçantë dhe marrin vëmendje me vokalin e tyre.
Albumi i ri i Miley Cyrus “Plastic Hearts” pritet të publikohet i plotë më 27 nëntor.
Advertisement
Për 12 orë kënga ka arritur mbi 3.6 milionë klikime. /Albinfo.ch
The post Dua Lipa dhe Miley Cyrus, me këngën “Prisoner”, rezultojnë të suksesshme appeared first on Albinfo.
Advertisement