minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Fermerët grekë nuk heqin dorë, bllokojnë sërish rrugët dhe doganat, paralajmërojnë përshkallëzim protestash

0
Fermerët grekë nuk heqin dorë, bllokojnë sërish rrugët dhe doganat, paralajmërojnë përshkallëzim protestash

Fermerët grekë kanë bllokuar sërish rrugët dhe doganat duke u kthyer në pikat e protestës.

Ata kanë paralajmëruar përshkallëzim të mobilizimeve të tyre pas Vitit të Ri, kur është planifikuar edhe takimi mbarëkombëtar.

Në mesditë do të mbyllet qarkullimi drejt Athinës në bllokadën e Malgarasë, ndërsa korsia drejt Selanikut do të mbetet e hapur. Gjithashtu, rruga në nyjën e Halkidonës do të mbyllet sërish në orën 15:00 për tre orë. Paralelisht, do të ketë bllokim të doganave në Evzonë dhe Promahonas.

E mbyllur do të jetë edhe ura në Nikea, ndërsa në zonën e Platykambos do të bëhet devijim i automjeteve.

Advertisement

Të hënën, fermerët planifikojnë të mbyllin rrugët anësore, por ato do të rihapen për të lehtësuar lëvizjen e udhëtarëve, ashtu siç ndodhi gjatë Krishtlindjeve.

Në të njëjtën kohë, fermerët po bllokojnë pjesërisht edhe Autostradën Kombëtare në Orkomenos, pranë Kastros. Rruga për në Lamia është mbyllur, ndërsa rruga për në Athinë mbetet e hapur deri në orën 16:00, me qëllim që të lehtësohet kthimi i pushuesve të Krishtlindjeve.

Në janar, gjatë një takimi do të  diskutohet faza tjetër e mobilizimeve, në mënyrë që të ketë një linjë të përbashkët veprimi./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit