
Në kuadër të Ditës Botërore të Librit, në Universitetin e Harvardit është organizuar një takim letrar me shkrimtarin shqiptar Ag Apolloni, ku është prezantuar romani i tij “Kësukëkuqja, përrallë për të rritur” (Red Riding-Hood: A Fairy-tale for Grown-ups), transmeton albinfo.ch.
Ngjarja u mbajt në Menschel Hall, pjesë e Harvard Art Museums, duke shënuar një moment të rëndësishëm për prezantimin e letërsisë shqipe në një nga universitetet më prestigjioze në botë.
Në këtë aktivitet mori pjesë edhe studiuesja e njohur Maria Tatar, ndërsa prezantimin e autorit dhe të veprës e realizoi Ekaterina Pirozhenko nga Departamenti i Gjuhëve Gjermanike dhe Letërsive.
Ky promovim konsiderohet si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të pranisë së letërsisë shqipe në skenën ndërkombëtare dhe në qarqet akademike globale./Albinfo.ch
The post Ag Apolloni prezanton romanin “Kësukëkuqja” në Universitetin e Harvardit appeared first on Albinfo.