minibus hire Leeds cheap fuel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT history check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Ambasadori Dredha në ekspozitën e R.C. Anaide: Diaspora – urë lidhëse mes kulturave - Struga Lajm | Struga Lajme
minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Ambasadori Dredha në ekspozitën e R.C. Anaide: Diaspora – urë lidhëse mes kulturave

0
Ambasadori Dredha në ekspozitën e R.C. Anaide: Diaspora – urë lidhëse mes kulturave

Ambasada Shqiptare në Zvicër ka njoftuar se mbrëmjen e 23 prillit, në ambientet e Galerisë Moshek në Clarens–Montreux, u zhvillua hapja e ekspozitës personale të artistes R.C. Anaide, një ngjarje që solli së bashku dashamirës të artit dhe përfaqësues të komunitetit.

Në ekspozitë mori pjesë edhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Zvicër, Ermal Dredha, i cili vlerësoi rëndësinë e artit dhe të shprehjes artistike në forcimin e dialogut kulturor dhe në promovimin e vlerave të komunitetit shqiptar në Zvicër, teksa në fjalën e tij përshëndetëse, ai theksoi rolin e diasporës si urë lidhëse mes kulturave dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj iniciativave artistike, transmeton albinfo.ch.

“Ekspozita prezantoi ciklin më të fundit të veprave të saj, “Gruaja Matrioshkë”, një koleksion i frymëzuar nga romani me të njëjtin titull, ku figura femërore shpaloset si një simbol i shtresëzuar i jetës, përvojave dhe transformimeve. Përmes pikturave, artistja fton në një udhëtim introspektiv drejt thelbit të identitetit femëror, duke zbërthyer kujtesat, ndjesitë dhe botën e brendshme që ndërtojnë qenien njerëzore”, thuhet në njoftim nga ambasada.

Advertisement

The post Ambasadori Dredha në ekspozitën e R.C. Anaide: Diaspora – urë lidhëse mes kulturave appeared first on Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit