
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Valleve, në qendër të Stokholmit u organizua një festival i veçantë me pjesëmarrjen e grupeve valltare nga vende të ndryshme të botës, transmeton albinfo.ch.
Shqipëria u përfaqësua në këtë festival nga Albanian Folkgroup “Tradita”, i cili solli një atmosferë të ngrohtë dhe festive nën tingujt e valleve kombëtare shqiptare, duke tërhequr vëmendjen e publikut dhe duke promovuar kulturën tradicionale shqiptare në Suedi.
Ky grup, së bashku me “Këngë Labe në Stockholm”, do të performojnë gjithashtu më 9 maj, në kuadër të shënimit të Ditës së Evropës, në parkun Kungsträdgården në Stokholm. Performanca e tyre është planifikuar të mbahet në ora 17:20.
Ngjarja do të jetë e hapur për publikun nga ora 11:00 deri në 18:00, ndërsa edhe Ambasada do të jetë pjesëmarrëse me tendën e saj kombëtare, duke kontribuar në promovimin e kulturës dhe traditave shqiptare në këtë festë evropiane./Albinfo.ch
The post Shqipëria përfaqësohet në Festivalin Ndërkombëtar të Valleve në Stokholm appeared first on Albinfo.