minibus hire Leeds cheap fuel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT history check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Në Cyrih u prezantua projekti i filmit nga Kosova, “Kthimi në Mal” - Struga Lajm | Struga Lajme
minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Në Cyrih u prezantua projekti i filmit nga Kosova, “Kthimi në Mal”

0
Në Cyrih u prezantua projekti i filmit nga Kosova, “Kthimi në Mal”

Në ambientet e Impact Hub në Cyrih u mbajt një takim ekskluziv për prezantimin e projektit filmik “Kthimi në Mal”(Return to the Mountain), një vepër kinematografike në zhvillim që pasqyron ngjarjet dramatike të viteve ’90 në Kosovë.

Ky aktivitet u organizua përmes bashkëpunimit të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bernë me shtëpitë produksionale Astrae Productions, Crossing Bridges Films dhe Kino Kosova, duke bërë bashkë përfaqësues diplomatikë, profesionistë të fushës, afaristë shqiptarë në Zvicër dhe personalitete të jetës kulturore e shoqërore.

Advertisement

Vizioni artistik dhe koncepti i filmit u prezantuan nga regjisorja dhe skenaristja Antoneta Kastrati, e cila shoqërohej nga producenti Casey Cooper Johnson.

Historia fokusohet në rrugëtimin e dy vëllezërve nga Rugova, duke trajtuar përvojat e tyre personale nën dritën e rezistencës dhe sakrificës që karakterizoi atë periudhë vendimtare për historinë e Kosovës.

Antoneta Kastrati, si regjisore dhe autore e filmit të vlerësuar “Zana”, i cili ishte propozimi zyrtar i Kosovës për çmimet Oscar, synon që përmes këtij projekti të ri të sjellë një rrëfim njerëzor me potencial të lartë për t’u vlerësuar në arenën ndërkombëtare.

Advertisement

Në këtë ngjarje mori pjesë edhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Bernë, Mentor Latifi, i cili vlerësoi rëndësinë e dokumentimit artistik të historisë dhe nevojën për të mbështetur projektet që forcojnë narrativën e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Ai theksoi se iniciativa të tilla shërbejnë si një urë lidhëse mes të kaluarës dhe publikut global, duke i dhënë zë përvojave tona njerëzore përmes një gjuhe universale siç është kinematografia.

Gjatë takimit u vu re se periudha e viteve ’90 mbetet ende pak e trajtuar në prodhimet e mëdha kinematografike, duke e bërë këtë film një mundësi të rëndësishme për të krijuar hapësirë për njohje dhe reflektim te publiku botëror.

Advertisement

Aktualisht, projekti filmik “Kthimi në Mal” ndodhet në fazën e zhvillimit, prandaj organizatorët theksuan nevojën për partneritete të reja dhe mbështetje financiare. Përmes këtij prezantimi, u bë apel për përfshirjen e bizneseve shqiptare në diasporë, duke e konsideruar projektin si një investim strategjik në diplomacinë kulturore.

Të gjithë të interesuarit për bashkëpunim mund të kontaktojnë organizatorët përmes adresës elektronike [email protected].

 

 

Advertisement

The post Në Cyrih u prezantua projekti i filmit nga Kosova, “Kthimi në Mal” appeared first on Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit