minibus hire Leeds cheap fuel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT history check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Finalja e Eurovision 2026 sonte, Shqipëria performon e pesta me këngën “Nân” - Struga Lajm | Struga Lajme
minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Finalja e Eurovision 2026 sonte, Shqipëria performon e pesta me këngën “Nân”

0
Finalja e Eurovision 2026 sonte, Shqipëria performon e pesta me këngën “Nân”

Finalja e madhe e Eurovision Song Contest 2026 do të zhvillohet sonte në Wiener Stadthalle në Austria, ku 25 shtete do të garojnë për trofeun e shumëpritur të festivalit më të madh muzikor në Evropë, përcjell albinfo.ch.

Shqipëria do të përfaqësohet nga këngëtari Alis Kallaçi me këngën Nân, i cili do të performojë i pesti në renditjen e natës finale.

Artistit shqiptar i paraprinë në skenë përfaqësuesit e Denmark, Germany, Israel dhe Belgium.

Advertisement

Kënga “Nân” ka marrë vëmendje të madhe pas performancës së suksesshme në gjysmëfinalen e dytë, ndërsa në orët e fundit është renditur ndër këngët më të klikuara në platformat online, duke rritur pritshmëritë për një rezultat të mirë për Shqipërinë.

Si të mbështesim Shqipërinë
Mbështetja e publikut dhe e diasporës shqiptare pritet të luajë rol të rëndësishëm në rezultatin final. Sipas rregullave të festivalit, publiku nuk mund të votojë për përfaqësuesin e vendit të vet nga territori i tij, prandaj votat nga shqiptarët që jetojnë jashtë vendit janë veçanërisht të rëndësishme.

Shqipëria garon me kodin 05, dhe votimi mund të bëhet përmes telefonit, SMS-ve apo aplikacionit zyrtar të Eurovisionit në shtetet ku kjo mundësi është e disponueshme./Albinfo.ch

The post Finalja e Eurovision 2026 sonte, Shqipëria performon e pesta me këngën “Nân” appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit