minibus hire Leeds cheap fuel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT history check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Opera “Syrigana” rikthehet në Berlin, pjesë e ekspozitës së Petrit Halilajt - Struga Lajm | Struga Lajme
minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Opera “Syrigana” rikthehet në Berlin, pjesë e ekspozitës së Petrit Halilajt

0
Opera “Syrigana” rikthehet në Berlin, pjesë e ekspozitës së Petrit Halilajt

Ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka njoftuar se në muzeun e njohur Hamburger Bahnhof në Berlin është dhënë premiera e operës “Syrigana” në version koncertal, në kuadër të ekspozitës “An Opera Out of Time” të artistit kosovar me famë ndërkombëtare, Petrit Halilaj, transmeton albinfo.ch.

Sipas saj, opera, e cila fillimisht ishte prezantuar në Syriganë të Drenicës, kësaj here erdhi para publikut berlinas në një formë të re artistike, duke e kthyer hapësirën e ekspozitës në një përjetim unik që bashkon muzikën, instalacionin dhe teatrin.

Bogujevci vlerësoi lart punën dhe vizionin artistik të Petrit Halilajt, duke theksuar se ai vazhdon të ndërtojë ura mes kujtesës kolektive të Kosovës dhe skenave më të rëndësishme ndërkombëtare të artit bashkëkohor.

Advertisement

Ajo shprehu falënderim edhe për Filharmoninë e Kosovës, artistët dhe gjithë ekipin realizues që kontribuan në këtë mbrëmje artistike të veçantë në kryeqytetin gjerman./Albinfo.ch

The post Opera “Syrigana” rikthehet në Berlin, pjesë e ekspozitës së Petrit Halilajt appeared first on Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit