minibus hire Leeds cheap fuel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT history check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Sopranoja Alisa shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të operës në Uzbekistan - Struga Lajm | Struga Lajme
minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Sopranoja Alisa shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të operës në Uzbekistan

0
Sopranoja Alisa shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të operës në Uzbekistan

Sopranoja Alisa Medvedeva ka përjetuar një tjetër sukses në skenën ndërkombëtare, duke marrë pjesë në koncertin përmbyllës të edicionit të tetë të Festivalit Ndërkombëtar të Operës dhe Baletit “Toshkent Bahori” në Uzbekistan, transmeton albinfo.ch. 

Artistja ndau emocionet e saj përmes një postimi në rrjetet sociale, ku e cilësoi eksperiencën në Tashkent si të paharrueshme dhe të mbushur me emocione të veçanta.

Koncerti gala u mbajt më 24 maj dhe bashkoi solistë të njohur të teatrit, artistë të ftuar dhe orkestrën nën dirigjimin e @chernukhovolich.

Advertisement

Medvedeva falënderoi organizatorët e festivalit për mikpritjen, veçanërisht drejtorin e teatrit Alibek Kabdurakhmanov dhe regjisorin skenik Konstantin Kmn, për atmosferën artistike të krijuar gjatë mbrëmjes.

Ajo shprehu mirënjohje edhe për kolegët e saj në skenë, sidomos për artistin Abdulla Shirinov, me të cilin interpretoi një duet, si dhe për familjen që udhëtoi për ta mbështetur gjatë koncertit.

Në fund, sopranoja falënderoi edhe ekipin kreativ që kontribuoi në realizimin e paraqitjes së saj artistike, duke theksuar se ende mbetet nën përshtypjet e forta të ditëve të kaluara në Tashkent./Albinfo.ch. 

The post Sopranoja Alisa shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të operës në Uzbekistan appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit