minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Portreti si univers, krijmtaria artistike e Alma Idrizit

0
Portreti si univers, krijmtaria artistike e Alma Idrizit

Alma Idrizi zhvillon një praktikë artistike të përqendruar në eksplorimin e materialeve, ndërthurjen e gjuhëve artistike dhe vëmendjen ndaj detajit si pjesë e një procesi të vetëdijshëm krijues. Portreti mbetet forma përmes së cilës ajo strukturon këtë kërkim, duke e përqendruar vëmendjen në shikim dhe në përmbajtjen e brendshme. Krahas pikturës, ajo punon edhe me filigran, duke e integruar këtë teknikë në një kontekst bashkëkohor dhe duke i dhënë materialit një rol të drejtpërdrejtë në ndërtimin e veprës.

albinfo.ch: Ju keni lindur në Shkup dhe veproni në Napoli, si ndërthuren këto dy hapësira në gjuhën tuaj artistike?
Alma Idrizi: Unë vij nga një vend, por nuk i përkas më vetëm atij. Shkupi më ka mësuar të ndjej, Napoli më ka mësuar të mos kërkoj leje për ta treguar. Arti im jeton pikërisht në këtë tension.

Advertisement

albinfo.ch: A është arti për ju një rikthim tek vetja apo një mënyrë për ta rindërtuar atë?
Alma Idrizi: Arti është një proces i dyfishtë: rikthim në thelb dhe njëkohësisht ndërtim i vazhdueshëm i identitetit.

albinfo.ch: Si lind një figurë në mendjen tuaj përpara se të bëhet vepër?
Alma Idrizi: Unë kërkoj fytyra, por mbi të gjitha sytë, ato që mbajnë brenda histori që nuk i tregohen askujt. Kur e gjej atë shikim, e di që kam përballë një rrëfim. Dhe në atë moment, e zgjedh unë ta tregoj, përmes mënyrës sime të shikimit dhe të pikturimit.

albinfo.ch: A janë portretet tuaja më shumë rrëfime personale apo pasqyra të një përvoje kolektive?
Alma Idrizi: Nisen shpesh nga diçka personale, por kjo nuk është thelbësorja. Ajo që ka vërtet rëndësi për mua është që të jenë të vërteta, të sinqerta, sepse kur një portret është i sinqertë ai nuk më përket vetëm mua, ai bëhet i të gjithëve.

Advertisement

albinfo.ch: Sa e rëndësishme është për ju “e vërteta emocionale” krahas estetikës vizuale?
Alma Idrizi: Është thelbësore. Pa të, një pikturë është vetëm një sipërfaqe e bukur. Unë nuk pikturoj për të dekoruar, pikturoj për të treguar të vërtetën.

albinfo.ch: Sytë dhe fytyra kanë një rol të veçantë në punët tuaja, çfarë kërkoni të zbuloni përmes tyre?
Alma Idrizi: Fokusi mbi fytyrën dhe veçanërisht mbi sytë lidhet me interesin tim për të eksploruar identitetin dhe përjetimin e brendshëm.

albinfo.ch: A besoni se një portret mund të tregojë më shumë se një histori e shkruar?
Alma Idrizi: Po, potreti vizual mund të komunikojë në mënyrë të menjëhershme dhe shumë-shtresore, përtej strukturës lineare të narrativës së shkruar.

albinfo.ch: Punimet tuaja kanë një thellësi të ndjeshme dhe komunikojnë mesazhe të fuqishme – nga buron kjo qasje krijuese?
Alma Idrizi: Nga një vëzhgim i thellë i realitetit njerëzor dhe një kërkim i vazhdueshëm për autenticitet emocional.

Advertisement

albinfo.ch: Si është ndjesia të pikturoni botën përmes syve tuajm çfarë shihni ju që të tjerët ndoshta nuk e vërejnë?
Alma Idrizi: Qasja ime fokusohet në detaje që shpesh anashkalohen: reflektime, tekstura dhe mikro-shprehje që ndërtojnë një narrativë më të thellë.

albinfo.ch: Çfarë dëshironi që publiku të ndjejë kur përballet me veprat tuaja?
Alma Idrizi: Një përfshirje emocionale dhe një moment reflektimi personal.

Advertisement

albinfo.ch: Çfarë ju mban të lidhur me artin edhe kur procesi bëhet i vështirë?
Alma Idrizi: Angazhimi ndaj kërkimit artistik dhe nevoja për komunikim përmes imazhit. Sepse edhe në vështirësi, arti mbetet mënyra më e sinqertë e komunikimit.

albinfo.ch: Në cilin drejtim po evoluon arti juaj sot?
Alma Idrizi: Drejt një thellimi konceptual dhe eksperimentimi më të madh me dritën, ngjyrën dhe materien e sipërfaqes.

albinfo.ch: Çfarë do të donit të mbetej si gjurmë nga krijimtaria juaj?
Alma Idrizi: Një gjurmë e qëndrueshme emocionale dhe një identitet i qartë artistik.

Advertisement

Piktore, fotografe, skulptore dhe dizajnere bizhuterish

Krijimtaria e Alma Idrizit trajton identitetin si proces dhe përvojën personale si bazë të artikulimit vizual. E lindur në Shkup dhe aktive në Napoli, ajo ndërton një praktikë të përqendruar në qartësinë e shprehjes dhe në strukturimin e përmbajtjes përmes formës. Si piktore, fotografe, skulptore dhe dizajnere bizhuterish, ajo e shtrin interesin e saj nga aplikimi i artit klasik deri te format bashkëkohore të shprehjes. Për më shumë rreth punës së saj, mund ta ndiqni në Instagram.

Advertisement

 

 

The post Portreti si univers, krijmtaria artistike e Alma Idrizit appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit