
Festivali “Shtëpia e Operas për të Gjithë”, i mbajtur për herë të parë gjatë tre ditëve, tërhoqi rreth 15,000 njerëz fundjavën e kaluar pavarësisht vapës së verës, njofton Shtëpia e Operas së Cyrihut.
Festivali nën qiell të hapur, i cili u zhvillua nga e premtja në mbrëmje deri të dielën në mbrëmje, përfshinte transmetime të drejtpërdrejta të baletit “Romeo dhe Zhuljeta” dhe “Tannhäuser” të Richard Wagner, si dhe një koncert nga Orkestra e Operas së Cyrihut, transmeton albinfo.ch. Orkestra e Operas për Fëmijë e sapothemeluar, me mbi 80 muzikantë të moshës 8 deri në 15 vjeç, performoi gjithashtu për herë të parë.
Gülsha Adilji dhe Tama Vakeesan drejtuan programin.
Duke e zgjatur festivalin në tre ditë, shtëpia e operas synonte ta bënte diversitetin e saj artistik të arritshëm për një audiencë më të gjerë, thuhet tutje në njoftim, shkruan sda.ch. Pavarësisht temperaturave të larta dhe shiut të rastit, të gjitha ngjarjet mundën të vazhdonin sipas planit.
The post Cyrih: “Shtëpia e Operas për të Gjithë” tërheq 15,000 vizitorë appeared first on Albinfo.