minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat

0
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat

Më 2 korrik 2026, në orën 19:30, në Galerinë e Arteve “Edward Lear”, pranë Qendrës Kulturore “Margarita Tutulani”, në qytetin e bukur të Beratit, do të hapet ekspozita personale e artistit Zeqirja Rexhepi nga Gjilani, me qëndrim në Kanada.
Ekspozita e titulluar “rrënjët” sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi emocionale të mbartur në çdo etapë të jetës së autorit.
Veprat dallohen për teknikën e gjallë, ngjyrat plot energji dhe kompozimin dinamik, ku ndërthuren figura muzikantësh të stilizuar, të mbështjella me ndjenjën e nostalgjisë dhe një ritëm të fuqishëm vizual.
Kjo ekspozitë fton vizitorët në një udhëtim artistik, ku kujtesa, identiteti dhe emocioni shprehen përmes një gjuhe figurative bashkëkohore.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 12 korrik 2026

The post Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat appeared first on Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit