
Reperi i famshëm amerikan Kanye West, i cili mban sonte koncertin e tij të parë në Shqipëri, është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Lajmin e bëri publik vetë Rama, i cili ndau në Facebook pamje nga takimi me artistin ndërkombëtar.
Në videon e publikuar shihet kryeministri duke i prezantuar West-it disa aspekte të historisë dhe kulturës shqiptare.
Advertisement
Kanye West ka ardhur në Shqipëri për të marrë pjesë në koncertin që do të zhvillohet sonte në mbrëmje në “Eagle Stadium”, në zonën e Kasharit.
Detajet e organizimit të koncertit dhe personaliteti i diskutueshëm i këngëtarit kanë shkaktuar një valë kundërshtimesh në opinionin shqiptar.
The post Rama takon reperin Kanye West dhe publikon momentet nga pritja appeared first on Albinfo.
Advertisement