
Këngëtarja me famë botërore dhe prejardhje shqiptare, Rita Ora, do të performojë nesër (23 korrik) në Vjenë, në kuadër të festivalit Donauinsel Open Air, transmeton albinfo.at.
Organizatorët kanë publikuar orarin zyrtar të mbrëmjes, sipas të cilit Rita Ora do të ngjitet në skenë në orën 20:45, ndërsa hyrja për publikun do të nisë nga ora 17:00.
Para performancës së saj do të interpretojnë Miroh, Kayla Krystin, Milow dhe Leony.
Sipas organizatorëve, Rita Ora do të sjellë një performancë energjike me hitet e saj më të njohura ndërkombëtare, përfshirë këngët “Anywhere” dhe “Let You Love Me”.
Koncerti pritet të mbledhë mijëra adhurues në Donauinsel të Vjenës dhe është një nga ngjarjet muzikore më të mëdha të kësaj vere në kryeqytetin austriak./Albinfo.at
The post Rita Ora performon nesër në Vjenë, publikohet orari i koncertit appeared first on Albinfo.