
Një nga momentet më të veçanta të natës së parë të Sunny Hill Festival ishte ai kur superylli botëror i muzikës, Katy Perry, ngriti flamurin e Kosovës në mes të skenës, duke elektrizuar mijëra të pranishëm, transmeton albinfo.ch.
Gjatë performancës së saj spektakolare, Perry u shfaq me kostume të frymëzuara nga astronautët, ndërsa akrobatët në skenë ia dorëzuan flamurin e Kosovës. Këngëtarja e vendosi atë në qendër të skenës, duke krijuar një moment simbolik që u prit me duartrokitje të fuqishme dhe brohoritje nga publiku.
Atmosfera në Bërnicë arriti kulmin, ndërsa pamjet e këtij gjesti u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale, ku morën mijëra reagime nga fansat.
Performanca e Katy Perryt u cilësua si një nga pikat kulmore të edicionit të sivjetëm të Sunny Hill Festival, i cili vazhdon edhe gjatë fundjavës me emra të njohur të skenës ndërkombëtare./Albinfo.ch.
The post Katy Perry ngre flamurin e Kosovës në skenën e Sunny Hill, publiku shpërthen në ovacione appeared first on Albinfo.