minibus hire Leeds cheap fuel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT history check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës - Struga Lajm | Struga Lajme
minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës

0
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës

Kënga e njohur “Mora Fjal” e këngëtares Shkurte Fejza do të jetë pjesë e filmit të ri amerikan “The Journalist Mission”, i cili trajton ngjarjet dhe historinë e Luftës së Kosovës, transmeton albinfo.ch.

Sipas informacionit të publikuar në rrjetet sociale, melodia e këngës së njohur është përdorur si frymëzim gjatë realizimit të skenarit të filmit.

“I gjithë skenari i ‘The Journalist Mission’ është shkruar me melodinë e ‘Mora Fjal’ nga e madhja Shkurte Fejza”, thuhet në publikimin që ka qarkulluar në rrjetet sociale.

Advertisement

Përfshirja e këngës së Shkurte Fejzës në një produksion amerikan përbën një tjetër moment të rëndësishëm për promovimin e kulturës dhe artit shqiptar në skenën ndërkombëtare.

“Mora Fjal” është një prej këngëve më të njohura të repertorit të Shkurte Fejzës dhe është e lidhur ngushtë me kujtesën kolektive shqiptare për periudhën e luftës në Kosovë.

Përmes filmit, zëri dhe arti shqiptar pritet të përcjellin historinë dhe emocionet e Kosovës edhe përtej kufijve, duke sjellë një pjesë të kujtesës dhe kulturës shqiptare në një produksion ndërkombëtar./Albinfo.ch

The post “Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit