minibus hire Leeds cheap fuel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT history check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Filmi dokumentar “SARA” vlerësohet me çmimin special të jurisë në festivalin ndërkombëtar në Shqipëri - Struga Lajm | Struga Lajme
minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Filmi dokumentar “SARA” vlerësohet me çmimin special të jurisë në festivalin ndërkombëtar në Shqipëri

0
Filmi dokumentar “SARA” vlerësohet me çmimin special të jurisë në festivalin ndërkombëtar në Shqipëri

Mes 3.010 filmave aplikues nga e gjithë bota, dokumentari “SARA” është përzgjedhur për konkurrencën ndërkombëtare të Kuçova International Independent Film Festival (KIIFF), ku është nderuar me çmimin “Special Mention of the Jury”. Ky vlerësim shënon një tjetër sukses për ekipin e filmit dhe organizatën “Art Without Limit”, transmeton albinfo.ch.

Dokumentari “SARA” ka marrë një vlerësim të veçantë nga juria profesionale e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Pavarur në Kuçovë, duke u dalluar mes mijëra aplikimeve nga vende të ndryshme të botës.

Çmimi “Special Mention of the Jury” u jepet filmave që tërheqin vëmendjen e jurisë përmes qasjes së tyre artistike dhe përmbajtjes, ndërsa për ekipin e “SARËS” ky sukses përbën një tjetër arritje në rrugëtimin e filmit.

Lajmi është bërë i ditur nga ekipi i filmit përmes një njoftimi, ku është shprehur kënaqësia për këtë vlerësim dhe për mundësinë që vepra të prezantohet në një konkurrencë ndërkombëtare.

Advertisement

Ky rezultat vjen si një tjetër dëshmi e përpjekjeve të ekipit për të sjellë histori që prekin publikun dhe për të promovuar krijimtarinë filmike përtej kufijve.

Përmes projekteve të tilla, “Art Without Limit” vazhdon të sjellë në vëmendje rrëfime me dimension njerëzor dhe artistik, duke synuar që ato të gjejnë jehonë te publiku dhe në festivale ndërkombëtare./Albinfo.ch

The post Filmi dokumentar “SARA” vlerësohet me çmimin special të jurisë në festivalin ndërkombëtar në Shqipëri appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit