
Këngëtarja 15-vjeçare Troja Bicurri është shpallur fituese e edicionit të katërt të Festivalit të Këngës në RTK, “Akordet e Kosovës 2026”, me këngën “Mali dhe Hana”, përcjell albinfo.ch.
Artistja e re ka arritur të rrëmbejë çmimin kryesor të festivalit me një krijim origjinal, për të cilin ka shkruar vetë tekstin dhe ka kompozuar muzikën, ndërsa orkestrimi është realizuar nga Valon Gashi.
Kënga “Mali dhe Hana” sjell një histori dashurie mes një vajze nga fshati dhe një djali nga qyteti, duke ndërthurur ndjenjat, natyrën dhe dallimet mes dy botëve.
Çmimin e parë ia dorëzoi ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, gjatë ceremonisë përmbyllëse të festivalit.
Fitorja ka një domethënie të veçantë për familjen Bicurri. Esat Bicurri, axha i babait të këngëtares, kishte fituar çmimin e parë në të njëjtin festival në vitin 1973.
Ndërkohë, çmimi i dytë i festivalit i takoi Fatbardha Nikçit me këngën “Hajde mor i bukur”, ndërsa vendi i tretë u fitua nga grupi “Hawolf” me këngën “Ti si unë”.
Në edicionin e sivjetmë konkurruan gjithsej 17 këngë, duke sjellë në skenë artistë të rinj dhe krijime nga zhanre të ndryshme muzikore.
Festivali “Akordet e Kosovës”, i rikthyer me emrin e tij historik, synon të promovojë talentet e reja dhe të ruajë traditën e muzikës shqiptare.
Këngëtarja 15-vjeçare Troja Bicurri është shpallur fituese e edicionit të katërt të Festivalit të Këngës në RTK, “Akordet e Kosovës 2026”, me këngën “Mali dhe Hana”, përcjell albinfo.ch.
Artistja e re ka arritur të rrëmbejë çmimin kryesor të festivalit me një krijim origjinal, për të cilin ka shkruar vetë tekstin dhe ka kompozuar muzikën, ndërsa orkestrimi është realizuar nga Valon Gashi.
Kënga “Mali dhe Hana” sjell një histori dashurie mes një vajze nga fshati dhe një djali nga qyteti, duke ndërthurur ndjenjat, natyrën dhe dallimet mes dy botëve.
Çmimin e parë ia dorëzoi ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, gjatë ceremonisë përmbyllëse të festivalit.
Fitorja ka një domethënie të veçantë për familjen Bicurri. Esat Bicurri, axha i babait të këngëtares, kishte fituar çmimin e parë në të njëjtin festival në vitin 1973.
Ndërkohë, çmimi i dytë i festivalit i takoi Fatbardha Nikçit me këngën “Hajde mor i bukur”, ndërsa vendi i tretë u fitua nga grupi “Hawolf” me këngën “Ti si unë”.
Në edicionin e sivjetmë konkurruan gjithsej 17 këngë, duke sjellë në skenë artistë të rinj dhe krijime nga zhanre të ndryshme muzikore./Albinfo.ch
The post Troja Bicurri, 15-vjeçarja që triumfoi në “Akordet e Kosovës 2026” appeared first on Albinfo.