minibus hire Leeds cheap fuel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT history check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Edhe 3 ditë nga koncerti i shumëpritur i Ramë Lahajt në Vjenë - Struga Lajm | Struga Lajme
minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Edhe 3 ditë nga koncerti i shumëpritur i Ramë Lahajt në Vjenë

0
Edhe 3 ditë nga koncerti i shumëpritur i Ramë Lahajt në Vjenë

Tenori i njohur kosovar, Rame Lahaj, do të sjellë turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”, këtë të diel, më 8 nëntor në Vjenë.

Në skenën e sallës së madhe të “Wiener Konzerthaus”, duke filluar nga ora 19:00, Lahaj do të performojë së bashku me “ARMA Ensemble”, me një program që ndërthur muzikën shqiptare me repertorin ndërkombëtar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lahaj u ka drejtuar një pyetje gjithë artdashësve të tij në Vjenë: “A jeni gati?”, duke i ftuar të bëhen pjesë e koncertit.

Advertisement

Koncerti është pjesë e turneut ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”, të cilin Lahaj po e realizon së bashku me ARMA Ensemble. Në program janë përfshirë këngë shqiptare, por edhe pjesë të njohura nga repertori italian e francez, muzikë filmash dhe këngë të tjera ndërkombëtare.

Turneu nisi më 10 tetor në Cyrih, ndërsa ndalesa e dytë ishte Düsseldorf-i, ku Lahaj përformoi më 30 tetor. Pas Vjenës, udhëtimi muzikor do të vazhdojë në Toronto, më 13 dhjetor, në Bluma Appel Theatre.

Biletat për koncertin e së dielës janë në dispozicion në faqen zyrtare të tenorit: www.ramelahaj.com.

Advertisement

 

The post Edhe 3 ditë nga koncerti i shumëpritur i Ramë Lahajt në Vjenë appeared first on Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit