minibus hire Leeds cheap fuel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT history check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Mbrëmje letrare në Vjenë, shkrimtarët shqiptarë prezantojnë krijimtarinë e tyre - Struga Lajm | Struga Lajme
minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Mbrëmje letrare në Vjenë, shkrimtarët shqiptarë prezantojnë krijimtarinë e tyre

0
Mbrëmje letrare në Vjenë, shkrimtarët shqiptarë prezantojnë krijimtarinë e tyre

Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu” do të organizojë një mbrëmje letrare në Vjenë, e cila do të bashkojë autorë dhe krijues shqiptarë përmes prezantimit të librave dhe leximeve letrare.

Aktiviteti do të mbahet më 19 nëntor 2026, duke filluar nga ora 18:00, në ambientet e MusicQuartier, në adresën Mariahilfer Straße 51, në Vjenë, transmeton albinfo.at.

Programi, i cili do të moderohet nga Marinela Stefanc, do të zhvillohet në dy pjesë.

Advertisement

Në pjesën e parë do të prezantohen katër botime: libri “Kthim në kohë” nga Kimete Prebreza-Krasniqi, libri autobiografik “Udha e jetës” nga Zaim Toska, “Baladë shpirti” nga Fitnete Bashota-Krasniqi dhe libri “Guxova” nga Hava Eshani.

Ndërkaq, pjesa e dytë do t’i kushtohet orës letrare, ku do të prezantohen krijime nga autorë të ndryshëm. Violeta Allmuca do të interpretojë krijimin “Kohë për shpirtin”, Angelina Marku do të sjellë një fragment nga romani “Shtyje hënën”, ndërsa Gabriela Mujaj do të prezantojë dy poezi. Në program është përfshirë edhe poezia “Kosova ime” nga Fitnete Bashota-Krasniqi.

Mbrëmja organizohet nën moton “Mes të djeshmes dhe të nesërmes nuk ka derë, je vetëm ti”, duke synuar të krijojë një hapësirë takimi për letërsinë, krijimtarinë dhe kulturën shqiptare në Austri.

Organizatorët kanë ftuar bashkatdhetarët dhe të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë në këtë aktivitet letrar./Albinfo.at

Advertisement

The post Mbrëmje letrare në Vjenë, shkrimtarët shqiptarë prezantojnë krijimtarinë e tyre appeared first on Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit