minibus hire Leeds cheap fuel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT history check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Bebe Rexha nderohet me çmimin “Global Hitmaker Award” në “Billboard Canada Women in Music 2026” - Struga Lajm | Struga Lajme
minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Bebe Rexha nderohet me çmimin “Global Hitmaker Award” në “Billboard Canada Women in Music 2026”

0
Bebe Rexha nderohet me çmimin “Global Hitmaker Award” në “Billboard Canada Women in Music 2026”

Këngëtarja shqiptaro-amerikane Bebe Rexha ka marrë një tjetër vlerësim të rëndësishëm në karrierën e saj ndërkombëtare, duke u nderuar me çmimin “Global Hitmaker Award” në ceremoninë “Billboard Canada Women in Music 2026”, përcjell albinfo.ch.

Ky çmim i është ndarë artistes në shenjë vlerësimi për kontributin e saj në industrinë muzikore, sukseset në skenën ndërkombëtare dhe krijimin e këngëve që kanë arritur miliona dëgjime, duke shënuar sukses në tregun botëror.

Me këtë rast, faqja zyrtare e “Billboard Canada” ka publikuar edhe një dedikim për këngëtaren, duke rikujtuar ëndrrën e saj që nga fëmijëria për ta parë një ditë emrin e saj në revistat dhe listat prestigjioze të muzikës.

Advertisement

“Përpara se Bebe Rexha të bëhej një krijuese e hiteve që arrijnë majat e shumë listave të Billboard-it, ajo ishte një vajzë e vogël që çdo javë shfletonte revistat e shtypura Billboard, duke shpresuar se një ditë do ta shihte emrin e saj të botuar në to. Në ceremoninë ‘Billboard Canada Women in Music 2026’, kjo ëndërr e fëmijërisë u bë realitet, teksa ajo pranoi çmimin ‘Global Hitmaker Award’”, thuhet në dedikimin e “Billboard Canada”.

Ky vlerësim shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugëtimin artistik të Bebe Rexhës, e cila ndër vite ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në industrinë ndërkombëtare të muzikës, duke përfaqësuar edhe prejardhjen e saj shqiptare në skenat botërore. /Albinfo.ch

The post Bebe Rexha nderohet me çmimin “Global Hitmaker Award” në “Billboard Canada Women in Music 2026” appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit