minibus hire Leeds cheap fuel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT history check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Nga dasma te koncerti i fundit i Beatles, palltoja e Harrisonit mund të shitet për gjysmë milioni dollarë - Struga Lajm | Struga Lajme
minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Nga dasma te koncerti i fundit i Beatles, palltoja e Harrisonit mund të shitet për gjysmë milioni dollarë

0
Nga dasma te koncerti i fundit i Beatles, palltoja e Harrisonit mund të shitet për gjysmë milioni dollarë

Palltoja e zezë që George Harrison veshi në dasmën e tij dhe në koncertin e fundit publik të Beatles do të dalë në ankand nga Sotheby’s në Nju Jork. Vlera e saj është parashikuar nga 400 deri në 500 mijë dollarë, shkruan The Independent, përcjell albinfo.ch.

E krijuar nga stilistja britanike Mary Quant, palltoja prej gëzofi qengji mongol rikthehet në ankand pas rreth tri dekadash.

Harrison e veshi në janar të vitit 1966, kur u martua me modelen Pattie Boyd. Tre vjet më vonë, ajo u bë pjesë e një momenti historik të muzikës: koncertit të Beatles në çatinë e selisë së Apple Corps në Londër.

Advertisement

Performanca e 30 janarit 1969 zgjati 42 minuta dhe ishte paraqitja e fundit publike e grupit. Palltoja shfaqet gjithashtu gjatë sesioneve të regjistrimit të projektit “Get Back”.

Sipas Sotheby’s, veshja bashkon historinë e muzikës me ndikimin e Mary Quant në modën britanike.

Palltoja do të ekspozohet për publikun nga 2 deri më 14 dhjetor, ndërsa ankandi online “Rock & Pop” mbyllet më 15 dhjetor./Albinfo.ch

The post Nga dasma te koncerti i fundit i Beatles, palltoja e Harrisonit mund të shitet për gjysmë milioni dollarë appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit