minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Pasuria kulturore e arbëreshëve dorëzohet zyrtarisht në UNESCO

0
Pasuria kulturore e arbëreshëve dorëzohet zyrtarisht në UNESCO

Ritualet e pranverës, njohur si “Moti i madh” i Arbëreshëve, është dorëzuar zyrtarisht në UNESCO.

Lajmi bëhet i ditur nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila shprehet se viti i ri nis edhe me këtë lajm të mirë. “Le ta nisim këtë vit të ri me një lajm të mirë, që vjen nga bota arbëreshe, nga “gjaku ynë i shprishur”, ajo degë besnike, që prej 500 vjetësh ruan traditat dhe gjuhën, që morën me vete, kur lanë tokën mëmë”, u shpreh ajo.

“Ritualet e pranverës, njohur si “Moti i madh”, kjo pasuri e jashtëzakonshme traditash kulturore, rite festash, lindjesh, dasmash e vdekjesh, këngësh, vallesh, kostumesh popullore e zejesh është dorëzuar zyrtarisht në UNESCO, si kandidate për listën e praktikave më të mira të trashëgimisë botërore”, njoftoi Margariti, raporton atsh, përcjell Albinfo.ch.

Advertisement

Po ashtu, Margariti uron fondacionin “Prof. Papas Francesco Solano”, profesorët e nderuar Francesco Altimari e Matteo Mandala për përkushtimin dhe mbledhjen e kësaj pasurie.

The post Pasuria kulturore e arbëreshëve dorëzohet zyrtarisht në UNESCO appeared first on Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit