
Pas pesë vitesh heshtjeje, ka nisur raundi i 61-të i bisedimeve mes Greqisë dhe Turqisë, për divergjencat e vjetra në detin Egje. Bisedimet informuese po zhvillohen jozyrtarisht në Stamboll. 60 raundet e para nuk sollën zgjidhje, ndaj pritshmëritë edhe këtë radhë, janë të pakta.
Diplomatët thonë se rindërtimi i besimit do të jetë i vështirë, edhe pse bisedimet vijnë pas vendimit të Turqisë për të ndalur kërkimet e saj për gaz në ujërat e diskutueshme.
Advertisement
Palët konfirmojne se ekziston vullneti politik për të përmirësuar marrëdhëniet. por pas disa vitesh tensioni për çështje si refugjatët, të drejtat e njeriut, pretendime detare, ndërhyrjet ushtarake të Turqisë dhe ishullit të ndarë të Qipros kompromisi duket i largët.
Advertisement