minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Itali, Edicioni i 71 i Sanremos, Ermal Meta merr vendin e tretë

0
Itali, Edicioni i 71 i Sanremos, Ermal Meta merr vendin e tretë

Itali, në një mbrëmje të gjatë ku gjithçka ndryshoi në momentet e fundit, këngëtari shqiptar Ermal Meta zuri vendin e tretë në edicionin e 71 të Sanremos me këngën ‘Një milion gjëra për të të thënë’e cila shumë e pëlqyer nga publiku, transmeton albinfo.ch.

Vlen të theksohet se Maneskin janë fituesit e edicionit të 71 të festivalit Sanremo. Grupi i përbërë nga Damiano David, Victoria De Angelis, Thomas Raggi dhe Ethan Torchio fituan me këngën ‘Zitti e buona’. Në vendin e dytë u rëndit Fedez dhe Francesca Michielin me ‘Call me name’.

Në skenën e Ariston përformuan live 26 këngëtarët big, ndërkohë që kënga e Ermal Metës ishte një nga këngët pretendente për çmimin e parë.

Advertisement

Ermal Meta interpretoi me Orkestrën Mandolin të Napolit kryeveprën e Lucio Dalla-s, “Caruso” dhe fitoi edhe mbrëmjen e dueteve të Festivalit Sanremo 2021. Këngëtari, tashmë fitues i festivalit në 2018 i shoqëruar me Fabrizio Moro, i cili u rendit i pesti dhe në Eurovizion, u votua si më i miri nga orkestra.

Fitorja e Maneskin tërhoqi vëmendjne pasi një grup rroku nuk ka qenë shumë i shpeshtë në këtë festival.

The post Itali, Edicioni i 71 i Sanremos, Ermal Meta merr vendin e tretë appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit