
Guérewol është një konkurs vjetor ritual i njohjes midis njerëzve të komunitetit Wodaabe Fula të Nigerisë. Të rinjtë, të veshur me zbukurime dhe me piktura tradicionale në fytyrë mblidhen në rreshta për të kërcyer dhe për të kënduar, duke garuar për vëmendjen e njëri-tjetrit. Meshkujt e vënë në rend dhe të veshur sipas traditave të kësaj tribuje nigeriane. Zakoni i vendosjes së një pllake buzësh lidhet me pjellorinë dhe të drejtën e femrës për martesë. Kur një vajzë e fiseve Mursi arrin pubertetin (rreth moshës 15 deri në 16 vjeç) asaj i pritet buza nga një anëtare femër e fisit dhe i futet një shkop i vogël prej druri. Së pari, është një simbol i bukurisë së madhe. Së dyti, ajo shënon një përkushtim ndaj burrit dhe nëse burri vdes, pllaka e buzëve hiqet pasi bukuria e jashtme e një gruaje thuhet se zbehet pas vdekjes së tij. Gratë e komunitetit Himba përdorin “Otjize”, një përzierje të yndyrës dhe pigmentit okër. Kjo përzjerje përdoret nga njerëzit Himba të Namibisë për të mbrojtur veten nga klima e ashpër e shkretëtirës. Femrat shpesh parfumohen me rrëshirë aromatike. Ceremonia e Kërcimit të Demit (Ukuli Bula) e Fisit Hamar, në Etiopi. Kjo ceremoni e famshme e kërcimit të demave është kulmi i një riti k treditor për një djalë të ri (Ukuli) që kalon në burrëri. Ceremonia shoqërohet edhe me valle e këngë tradicionale. Ulwaluko është një ceremoni e fisit Xhosa, Afrikë e Jugut. Qëllimi është kremtimi i pjekurisë së djemve në burra. Rituali synon të mëkojë vlera të mira morale dhe shoqërore. Një vajzë Chewa i nënshtrohet një rituali të njohur si Chinamwali, një ceremoni tradicionale e këtij komuniteti në Zimbabve. Në periudhën e pubertetit vajza mbahet në izolim për shtatë ditë, ku këshillohet nga gratë e moshuara për çështje që besohet se e përgatisin atë për t’u rritur. Ceremonia shoqërohet nga valle e kërcime tradicionale Vallja tradicionale e fisit San, të shpërndarë në Namibi dhe Angola. Është një ritual indigjen me të cilin arrihet, sipas tyre, një gjendje e ndërgjegjes së ndryshuar përmes vallëzimit ritmik. Kremtohet për shërimin e sëmundjeve dhe gjendjes emocionale të komunitetit në tërësi. Riti i pazakontë i pështymës, komuniteti Maasai, Tanzani. Për ta kjo është një shenjë e pastër respekti dhe nënkupton rënien dakord për një marrëveshje, ose për t’i uruar dikujt fat të mirë. Kur përshëndeten, Maasait pështyjnë në pëllëmbët e tyre, para se të shtrëngojnë duart dhe kjo është dhënia e një bekimi ose miratimi për dikë. Tuaregwt janë i vetmi komunitet në të cilin burrat veshin perçe, në vend të grave. Veshja e tyre shkon deri në 8 metra gjatësi dhe ka një ngjyrë të ndezur blu, duke i identifikuar ata edhe si “burrat blu të shkretëtirës”. Nuk ka lidhje me koncepte fetare, por me çështje shumë praktike që lidhen me ruajtjen nga dielli i fortë, nxehtësia dhe rëra. Bodi, Ka’el është një ceremoni e zhvilluar çdo qershor dhe korrik në Etiopi. Pak para kësaj periudhe, burrat e komunitetit izolohen duke pirë sa më shumë nga një përzierje e qumështit dhe gjakut të lopës. Sa më shumë të shëndoshen aq më shumë rritet fama e tyre në tribu dhe shansi për t’u martuar. Dassanech, bizhuteri të ricikluara. Mbetje të çdo lloji, por veçanërisht tapa shishesh riciklohen nga gratë e komunitetit Dassanech. Gratë zbukurojnë trupin e tyre me shumë nga këto bizhuteri për të tërhequr sa më shumë vëmendje
Në të gjithë Afrikën, komunitetet tribu ruajnë dhe trashëgojnë praktika që identifikojnë kulturat e tyre përkatëse; traditat që janë përcjellë me shekuj, madje edhe mijëvjeçarë.
Nga vallëzimet “shëruese” San deri te konkurset e bukurisë Bodi, fotogaleria paraqet disa prej këtyre riteve të fiseve afrikane.
Advertisement