minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

I dëshpëruari i pashpresë trash zërin dhe premton qiejt!

0
I dëshpëruari i pashpresë trash zërin dhe premton qiejt!

Nga Artan Xh.Duka

E udhës do të ishte që pas 30 vjetësh demokraci edhe beteja zgjedhore të ishte më e qetë dhe racionale. Por ja që ka mjaft dalldi dhe zhurmë, sidomos rreth PD që ende si dikur vijon me karvane makinash, rreshtore e parada flamujsh, tubime sikur të mos kishte COVID, trashje zërash, tensionime e politizime kronikash të zeza e tragjedish njerëzore, dalje për zot dhunës ndërkohë që PS lë drejtësinë të veprojë etj… dhe të gjitha këto për të trumbetuar kauzën për ndryshim! U bë kohë që zhurma zgjedhore nuk e ka më efektin e dikurshëm. Përveçse teatrale, siklet, trishtim e demode, ajo nuk bën më diferencën, vetëm nëse për keq, e as ngjall besim shtesë apo shton rradhë votuesish.

As tam-tamet e festës në delir pas “Koçit” të kollarisur të PD dhe emrave që u kanë mbetur në derë qysh nga 1990, as retorikat e “uraganit” me shifra qesim pjesmarrësish e lojra kamerash (droni i nxjerr zbuluar) që rreket të stimulojë psikozën e shumicës(!) dhe “gravitetit” zgjedhor në rritje rreth PD, as telefoni prishur në median sociale etj, nuk shtojnë pikë tek kuota e PD, përkundrazi, thjesht shpalosin imazhin tepër arkaik të saj në komunikimin me votuesin.

Votuesi ka “peshoren” e tij dhe entuziazmi nuk injektohet me zor e nga hiçi prej politikës lart. Zhurma zgjedhore as nuk shurdhon e as nuk hipnotizon si dikur. Malli mirë shet veten dhe ai që bërtet më shumë është ai që i ka mbetur gjëja stok dhe kjo sikur të rikujton pse nuk ia vlen të kuturisesh me të.

Advertisement

Asgjë nuk ka ndryshuar për PD këto 4 vjet, përveçse për keq (qëndrimi ndaj reformës në drejtësi, bojkoti i zgjedhjeve lokale, parlamentit, molotovët etj) që paprimtas PD të ngjallë besim për ndryshim për mirë, për të gjithë.

I vetmi ndryshim që PD mund të ofrojë sot është rikthimi pas në kohë. Por dhe vetë rotacioni politik nuk ndodh se të teket ty por kur pushteti lodhet dhe opozita rigjenerohet duke ofruar shpresë. Kjo nuk ka ndodhur, përkundrazi PD mbetet e lodhura kronike dhe PS e ethshmja për punë. Ndaj dhe si e pashpresë, sot PD premton qiejt!

Matja me hijen e mëngjesit dhe konstantja zgjedhore në Shqipëri 

Bashkë me fushatën zgjedhore, nisi si zakonisht edhe moria e sondazheve rreth preferencave të votuesit, problemeve, pritshmërive etj. Pavarësisht debatit rreth tyre, ato përgjithësisht janë me vlera kur vjen puna për hartimin e programeve elektorale, qasjen e komunikimit me votuesin etj.

Advertisement

Ajo që stonon është spekulimi eventual politik me to sidomos me sondazhet për preferencat partiake, kryeministrin e ardhshëm etj (deri dhe nga jashtë sikurse ishte ajo e Vuçiç që duhet lexuar mes rreshtave). Ndonse rezultatet mund të jenë të brishta, mund të tentohet një lexim i njëanshëm dhe kapitalizim mbi ato të dhëna që u vinë sipas oreksit partive me synim intimidimin e votuesit, krijimin e psikozave të fitimtarit, “orteqeve” partiake, merakut të shpërdorimit të votës etj me ndikim tek motivimi votuesit, adresimi votës etj.

Vota meriton respekt dhe ajo nuk duhet marrë e mirëqënë. Nëse politika spekulon me to, jo vetëm rrezikon bumerang por dhe kompromenton institucionin e sondazhit në sytë e opinionit publik. Ato mund të paragjykohen, deri të shihen si të kurdisura nga vetë partitë si shtojca të marketingut politik.

Vota dhe jo sondazhet apo pritshmëritë e trumbetuara përcaktojnë kryeministrin e rradhës dhe politika nuk ka punë t’i ngrejë mëndjen kot votuesit duke bërë që rezultati të shihet nga ca si triumf e nga ca si qamet duke mbajtur peng kohezionin social.

Por nëse duhet folur për parashikime zgjedhore, e vetmja tabllo e bazuar në shifra reale mbetet dinamika e zgjedhjeve këto 30 vjet (përgjithshme, lokale, referendume) ku ka një konstante zgjedhore me PS pjesën e luanit tek “torta” zgjedhore. PD gjithnjë ka qënë forcë e dytë dhe asgjë nuk ka ndryshuar për mirë për të, që të ndodhë ndryshe më 25 prill.

Advertisement

Si “underdog” (sfidanti nga poshtë) i përhershëm edhe për këtë 25 prill, falë dhe inercisë së “besës” ndaj partive, PD mbetet e para në rradhë për rotacion por ky i fundit nuk është punë rradhe por imazhi dhe bilanci dhe matja me hijen e mëngjezit nuk pi ujë.

Kutia e Pandorës dhe Universi Paralel i PD!  

Sazet e “dasmës” zgjedhore të PD bien kot se nuk bëhet fjalë as për “dhëndër” të ri si më 1992, as për “dhëndër” që ndan çiftin tjetër dhe as për “dhëndër” me pahir se po ikën mosha dhe u mbeti në derë! PD nuk e ka për herë të parë që “dhëndëron” por bilanci negativ e katastrofik në qeveri e opozitë i saj është monumental dhe sa kohë mbetet e pareformuar, PD shihet si kutia e Pandorës në politikë.

PD sot refuzon të njohë realitetin (“in denial”- anglisht) dhe përjeton një tjetër univers paralel ku ajo vetëm fiton! Tjetër pyetje i bëhet Bashës, tjetër përgjigje u jep! Sot ai dhe PD refuzon të besojë atë që e di që e dinë të gjithë. Ndaj dhe në dëshpërim dhe sokëllitur në fushatë si ai që e zë nata në pyll, rreket si në një rreth vicioz t’i mbushë mëndjen vetes së pari se fitorja është në prag, me shpresë se kjo do u mbushë mëndjen atyre që u venë pas dhe këta të fundit pastaj duke e brohoritur në shesh do e bindin atë vetë se nuk po ëndërron!

Advertisement

Ndaj dhe PD sot bën fushatë e feston paradhënie në butafori fitoren imagjinare dhe pasi nanurisi veten kaq vite në opozitë, nanuris sot të gjithë se do sjellë ndryshimin kur atë nuk e bëri as tek vetja në 8 vjet. Dhe e ka bërë udhë këtë gjë. Çdo katër vjet, bën një muaj “dasmë” dhe e djeg se e di që e presin vite prapë në opozitë. E mban fort, si shumë parti në garë, një “biletë” fati në xhep por e di se jeta e njerëzve nuk është llotari dhe vota nuk jepet për sport.

E kështu do vazhdojë derisa PD më së pari të fitojë betejën me veten e saj. E nëse jo, kur rotacioni të ndodhë, nuk do jetë PD. Opozita nuk është monopol i askujt dhe rotacioni ndodh edhe aty.

Anomalia demokratike e garës formale zgjedhore  

I vetmi ndryshim që garanton PD është rikthimi pas në kohë dhe ky është problem për të gjithë. Problemi zakonisht në demokraci është qeveria por tek ne mbetet akoma opozita duke bërë që zgjedhja më e mirë por jo domosdoshmërisht e mira që meritojmë pas tre dekadave demokraci, të mbetet ende qeverisja e PS me të cilën, me të mira e të këqija, të paktën nuk ka patur prapaktheu në reforma.

Advertisement

E thënë kjo, nuk është aspak normale që qeverisja e PS të mbetet e vetmja ofertë dhe përtej kusureve të opozitës, këtë monopolizim të qeverisjes që në parim mbetet po aq problem për të gjithë, e promovon edhe ligji aktual zgjedhor.

Dhe që të mos të mos i fusim të gjithë “vezët” (pritshmëritë për të ardhmen) në një shportë (në dorën e një partie), që të mos rrezikojmë dhe mbetemi gjatë në dorën e një qeverisje (që për fat deri tani i thonë puna e mbarë dhe është vullnet-mirë për reforma ndonse nuk ndjen presion opozitar), na nevojitet një ligj i ri zgjedhor meritokratik siç është ai mazhoritar me dy raunde që shpie hakun tek i zoti dhe shmang merakun zgjedhor.

Ndryshe, do të vazhdojmë të zgjedhim edhe me pahir dhe jo gjithmonë me dëshirë dhe të humburit e çdo zgjedhjeje do të jenë votuesit padallim. Dhe ky është po aq problem për të gjithë.

Qoftë një opozitë e dëshpëruar që e sheh se nuk ka sy për qase dhe si e humbur që e humbur është, bredh me llampën e Aladinit dhe i thotë kujtdo “hap gojën, çfarë do?” ashtu edhe një mazhorancë që e ka fitoren në xhep (për meritë të saj apo/dhe kusur të opozitës) dhe monopolizon pushtetin gjatë, nuk janë ogur i mirë demokratik.

Advertisement

Vëndi ka nevojë për rotacion por opozita e dogji sërisht këtë shans, jo vetëm për vete por dhe për demokracinë. Shpresa e vetme mbetet një ligj i ri zgjedhor me gurin e arrën tek votuesi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit