minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Berat Buzhala: PD do të kishte përparësi të madhe nëse drejtimin do e merrte Agron Shehaj

0
Berat Buzhala: PD do të kishte përparësi të madhe nëse drejtimin do e merrte Agron Shehaj

Nga Berat Buzhala

Sot e lexova qe ne garen per kryetar te Partise Demokratike u fut edhe Agron Shehaj. Agroni eshte prej te rralleve politikan ne Shqiperi qe me ka pelqy qe ne paraqitjen e tij te pare. E kam pas pa per here te pare ne nje emision te Arian Cani.

Fillimisht, gjeja qe me ka be SHUME pershtypje te Agroni ishte ngulmimi i tij i pashoq per zbardhjen e krimeve te komunizimit ne Shqiperi. Kurrgjo nuk me ben me shume nervoz ne Shqiperi se sa relativizimi qe Partia Socialiste, e qe besa edhe Partia Demokratike, i ben krimeve te diktatures komuniste. Shqiperia ka qene nje Kore e Veriut per per rreth 40 vjet, jane vrare, jane deportuar, jane hetuar, qindra mijera shqiptare, kurse askush nuk ka dhane pergjegjesi.

Perkundrazi une vazhdimisht kam pa eksponente te atij regjimi qysh krekosen per ditet e arta te Shqiperise. Buke nuk kane pase me hanger populli.

Advertisement

Nese ke provu me e kalu kufirin, e nese nuk ke jetu ne Bllok, te kane vra si qenin. Prandaj u pata befasu per te mire me njerzillekun e Agronit per kete teme.

Ne anen tjeter ajo cfare me ka be pershtypje te Agroni ka qene edhe qasja e tij ndaj ekonomise, ndaj oligarkise, ndaj tenderomanise. Me aq sa ka pas mundesi Agroni i ka ekspozu plot dukuri te tilla.

Ai ideologjikisht eshte i djathte, eshte pro tregut te lire dhe duket qe nuk eshte i kapur as nga Rama e as nga njerezit e Rames ne ekonomi.

Une jam i bindur qe per PD’ne do te ishte nje perparesi e madhe qe ne krye te vetin ta kishte Agronin, qe per ta bere edhe me te bukur te gjithe kete storie, eshte qe kreun e partise do ta zhvendoste ne nje bastion te PS’se, ne Vlore.

Advertisement

Prej cfare po shoh deri me tash, une me qene delegat, ose me qene cfaredo vendimmarresi ne kete subjekt, do te votoja per Agron Shehajn.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit