
Pas disa orë ndjekjeje një vajzë 26-vjeçare është arrestuar nga policia greke, pasi po transportonte rreth 14 kg heroinë.
Ajo nuk iu bind urdhrit policor për të ndaluar, duke u larguar me shpejtësi me mjetin e saj, për të shpëtuar nga kontrolli.
Advertisement
Gjatë ndjekjes, e reja hodhi nga dritarja një qese, brenda të cilës kishte 25 pako heroinë, me peshë gjithsej 14 kg dhe 750 gramë.
26-vjeçarja u arrestua në zonën e terminalit “Ktel Makedonia”, në momentin që zbriti nga automjeti, duke tentuar t’i ikte policisë në këmbë.
Advertisement