
Nga Dritan Shano
Siç edhe hamendësuam në bisedë me Pranvera Borakajn në datën 7 Qershor, proçeset për rimodelimin e parakohshëm të elitës politike të Partisë Demokratike u lajmëruan tashmë zyrtarisht se do të ndodhin në datë 17 Korrik 2021, data kur do mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD, i cili do zgjedhë Këshillin Kombëtar të ri, po brenda verës (përpara Shtatorit).
Ky Këshill Kombëtar do zgjedhë Kryesinë e PD të re, dhe gjithë drejtuesit e institucioneve statutore të rinj, përfshi edhe Kryetarin e Komisionit të Apelimit … (kur dje lexova lajmërimin e mbledhjes se Kuvendit në mes të Korrikut, nuk e di pse m’u kujtua kur një deputete e re argumentoi afrimin e zgjedhjeve për Kryetar në 13 Qershor si një përpjekje që të mos ndërhyhej me sezonin e turizmit …)
Kështu, PD, përpara Shtatorit, do ketë një “New Management”, ndoshta në përputhje të plotë me vargjet e një kënge që këndon: “Jemi ne ata njerëzit që ne kishim pritur”
E ç’të keqe ka? Asnjë, përkundrazi …