
Të dhëna të reja si nga fusha e Laboratorëve të Mjekësisë Ligjore, ashtu edhe nga analiza e vrasjeve që ka në dorë policia, kanë çuar në zhvillime mjaft interesante që mund të zbardhin krimin e tmerrshëm që ndodhi në Greqi.
Burri 32-vjeçar i Caroline, që u mbyt nga hajdutët, u mor me urgjencë me helikopter nga grupi hetimor. Ai ndodhej në Alonissos për shërbim përkujtimor për gruan e tij, kur u thirr të kthehej në shtëpinë ku ndodhi krimi dhe të ndihmonte në hetime.
Advertisement
Sipas mediave greke, dy oficerë policie iu afruan 32-vjeçarit dhe i kërkuan që t’i ndiqte sepse kanë dalë detaje të reja që mund të zbardhin vrasjen e Caroline. Kjo është një nga dhjetëra herët që ai thirret nga autoritetet për të ndihmuar në hetime.
Advertisement