minibus hire Leeds cheap fuel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT history check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Heshtja therëse për Carolinën shqiptare - Struga Lajm | Struga Lajme
minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Heshtja therëse për Carolinën shqiptare

0
Heshtja therëse për Carolinën shqiptare

Nga Enxhi Hoxha

Një denoncim mediatik me pasqyrim rrënjësor nën bekimin e aurës së jetës trazoi aktualitetin social grek, që dha alarmin e masakrës malinje me metastaza në Shqipërinë fqinje, ku heshtja është opsion i pakompromistë.

Lajmi që zhyti në hipoteza labirinte e veshi me aludime shumëkënd për akuzën e autorësisë, ishte lajtmotiv i edicioneve informative në Greqi.

Krimi i paemër me viktimë Carolinën e pafajshme, me legjitimim absolut ngjall drithërimë e rrëqethje kolektive e “de juro” pllakos një plagë që rrjedh ende, për të cilën media e kreu “de facto” detyrën e ngarkuar moralisht.

Advertisement

Nata e errët e 11 Majit i rrëfeu brishtësisë së Carolinës, se miku i jetës mund të të bëhet arkitekt i banesës së fundit, pa hezitimin e dëshmisë okulare të së bijës, hiç më pak nga çfarë ndodhi.

E pa projektuar as në imagjinatën më të skajshme të Carolinës, por vënia në skenën që duhej të ishte fole dashurie e pistës diabolike të vrasjes ishte lemeri sociale, që ngarkesa emocionale do duhej të zgjonte ndërgjegje spastruese qytetare të analizës në media.

Jehona në ekranet greke ishte e madhe, madje e kujdesshme që mprehtësia e çështjes të përcillej në të njëjtën frekuencë jashtë kufijve, sërish ashtu ndodhi. Vdekja tragjike e 20-vjeçares britanike ishte vatër epiqendre komentesh e hetuesie në portalet shqiptare.

Ndërkohë që vrasja e Caroline ishte bujë e gjurmuar hap pas hapi, rasti si-motër i shqiptares Sonila Cani është heshtje që kumbon shurdhët.

Advertisement

E gjetur e vetëvrarë në banesën e saj në Torino të Italisë, por me dyshime të forta se mund të jetë ekzekutuar, vdekja misterioze e një bije shqiptare nuk është magnet mediatik për portalet e vendit tonë. Sonila, vetëm 2 vite diferencë me Carolinen, ishte njësoj!

Nënë e një djali, vajzë e dy prindërve të thjesht, e rritur mes sakrificash, e larguar për një standard më të lartë jetese në Itali, por që fati ia tradhtoi oportunitetin e jetës.

Një vrasje e ngritur mbi shumë pikëpyetje, një tragjedi sociale që indirekt të kodon mesazhin se mund të vritesh, plaçkitesh e atakohesh, por nuk përbën lajm, pasi siguria është kërkesë abuzuese për cektësinë e shoqërisë sonë. Sonila është mishërim i të urtëve që s’prodhojnë stuhi, sepse zhurma u takon dominuesve e pretenca e heshtur thjesht s’kalkulohet!

Kushdo lexon këto rreshta është koherent me rastin e Glyka Nera-s, por të dhënat e Sonila Canit me gjasë janë të panjohura, sepse skaleta e patriotëve nuk i konvenon medias.

Advertisement

Caroline ishte lajm hyrës i informacionit, ndërsa Sonila as mbyllës… Ky vend i bekuar prej Zotit, është i kursyer në ndjenjë nacionaliteti tek bijtë e tij, tjetërsoj jeta do të ishte e vërteta e reformuar…edhe për ne!

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit