minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Helmimi në Deçan, mes të prekurve edhe Ramush Haradinaj: Kam pasur disa simptoma

0
Helmimi në Deçan, mes të prekurve edhe Ramush Haradinaj: Kam pasur disa simptoma

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se ishte një nga personat e helmuar në Deçan të Kosovës.

 

Ai tha se ka shfaqur disa simptoma, por nuk kanë rezultuar shqetësuese.

 

Advertisement

“Të them të drejtën nuk kam pasur simptoma të mëdha, kam pasur pak por jo të mëdha. Fëmijët e motrës Antigonës po. Shumë të afërm. Nuk është diçka që shpjegohet si gjendje”, tha ai.

 

Teksa numri i të helmuarve i ka tejkaluar 1500, Haradinaj tha se situata është qetësuar disi.

 

Advertisement

“Është zvogëluar numri i atyre që kërkojnë ndihmë mjekësore që jep shpresë se do të ndërpritet kjo gjendje. Situatë mjaft e çuditshme dhe jo e zakonshme. Sidomos dy ditët e para kanë qenë të rënda. I kam parë njerëzit duke vuajtur e veçanërisht ishte e dhimbshme t’i shohësh fëmijët duke vuajtur.”

 

Në analizat e para të ujit janë zbuluar disa baktere kontaminuese, por ende nuk ka një rezultat përfundimtar.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit