minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Ish deputeti i PD thirrje demokratëve: Koha të çlirohemi, kush ka bërë krime dhe ka abuzuar me pushtetin të ikë nga sytë këmbët

0
Ish deputeti i PD thirrje demokratëve: Koha të çlirohemi, kush ka bërë krime dhe ka abuzuar me pushtetin të ikë nga sytë këmbët

Nga Fatos Hoxha*

Shprehja e “famshme” eshte: “edhe bar do hame, por parimet nuk do t’i shkelim”.

Me kete slogan ne goje, sypatrembur edhe krenare, perfunduam ne grope dikur…

Nuk e beme per parimet, as per dashurine ndaj liderit, as se ishim te verber. E beme se nuk ishim te lire…

Advertisement

Sot ambasadorja e SHBA na tregoi me gisht gropen ku po rrezikojme te biem si PD dhe si demokrate, ngase vazhdojme sypatrembur dhe krenare, gjithnje duke rrotulluar ne goje shprehjen “edhe bar do hame…”.

Ambasadorja na tregoi se gomarllekun nuk po e bejme per te mbrojtur parimet, sepse parimet tona jane te njejta me ato te SHBA.

Parimet na kerkojne te distancohemi nga baballaret e korrupsionit, nga kampionet e keqperdorimit te pushtetit, nga kumbaret e shtetkapjes dhe arkitektet e anti-drejtesise.

Parimet na kerkojne te mbrojme shtetin ligjor dhe barazine para ligjit, na kerkojne te ndeshkojme te pandeshkueshmit.

Advertisement

Per keto parime jemi bere bashke si demokrate.

Keto parime duhet te mbrojme, pa pasur nevoje qe te hame bar…

Ambasadorja e beri paralajmerimin, sepse edhe “te verberve” u duhet dhene nje shans per t’u hapur syte, sidomos kur “Zoterit”, “pushtuesit”, “pengmarresit” dhe “jagot” nuk po lene dy gure bashke, qe te na bejne te hame bar…

Por Ambasadorja nuk na ben dot njerez te lire.

Advertisement

Lirine duhet ta fitojme vete, duke refuzuar “Zoterit”, duke rezistuar “pushtuesit”, duke rrezuar “pengmarresit” dhe duke perbuzur “jagot”.

Nese duam veten, PD, lirine dhe demokracine, eshte koha te çlirohemi…

Kush ka bere krime duhet te ndeshkohet, kush ka abuzuar me pushtetin duhet te ike nga syte kembet, kush ka keqperdorur voten dhe besimin tone duhet te ndahet nga ne, kush kerkon nga ne qe,per te, te hame bar duhet te perbuzet.

*Ish deputet i PD

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit