minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Ndryshim 360 gradë i motit në Greqi/ Pas zjarreve, vijnë stuhitë, breshëri dhe erërat e forta

0
Ndryshim 360 gradë i motit në Greqi/ Pas zjarreve, vijnë stuhitë, breshëri dhe erërat e forta

Moti “ndërroi fytyrë” në Greqi. Pas nxehtësisë së vazhdueshme dhe zjarreve që shkrumbuan vendin, pati stuhi dhe breshër në shumë zona të Greqisë.

 

Vala e motit të keq filloi qysh pasditen e së mërkurës dhe arriti kulmin gjatë natës në Greqinë Veriore.

 

Advertisement

Fenomenet mbetën të forta edhe në orët e para të së enjtes në Halkidiki.

 

Kavala u godit nga breshëri i madh, ndërsa Larissa u përmbyt pas reshjeve të dendura. Në sheshin kryesor, sipas mediave greke, një pemë u “ça në dysh” dhe tërhoqi telat në shtyllat e energjisë elektrike.

 

Advertisement

Rrufetë e rëna në Atikë ndezën zjarre në gjashtë vende, por që u shuan shpejt për shkak të reshjeve të dendura të shiut. Moti i keq preku edhe Evian Veriore.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit