
Annella, këngëtare në Danimarkë, me krijimtari të pasur muzikore, jo vetëm që po zë vendin e saj në këtë industri, por edhe po vlerësohet si person i dashur, pozitiv dhe me stil unik në shoqërinë daneze, shkruan albinfo.ch.
Annella është shqiptarja, e cila pa dyshim se është një yll në ngritje, me një histori frymëzuese të suksesit.
Annella, e cila jeton në Danimarkë, ka publikuar projektin e ri muzikor “Good Girl”, shkruan albinfo.ch.
Kënga është në gjuhën angleze dhe pritet të jetë një publikim i suksesshëm në tregun muzikor.
Zëri i saj është karizmatik dhe ndjek një rrymë interesante të trajtimit të këngës. Shumë ekspertë danezë e vlerësojnë ngjyrën e zërit të saj të veçantë dhe unike në tregun muzikor që, sipas tyre, ka shumë pak në fushën e saj.
The post Këngëtarja shqiptare nga Danimarka, me projekt të ri muzikor appeared first on Albinfo.