minibus hire Leeds cheap fuel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT history check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Navalni, korrupsioni dhe Afganistani në Tiranë - Struga Lajm | Struga Lajme
minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Navalni, korrupsioni dhe Afganistani në Tiranë

0
Navalni, korrupsioni dhe Afganistani në Tiranë

Nga Ylli Pata

Sherri për Bregoviçin doli në fakt ashtu siç pritej te ne. Më shumë i stisur nga lart, pasi realisht debat nuk pati.

Të vetmit që ngritën zërin janë ca gazetarë me pasaporta serbe, që pa ndroje fare shkruajnë se “më në fund korçarët e realizuan ëndrrën e tyre të madhe që të pinë birrë duke dëgjuar muzikë serbe”.

Kupton çfarë logjike e niveli debati? Nejse kjo çështje u davarit, e pa mbaruar, Ambasada amerikane dhe ajo ruse në Tiranë janë përplasur për kryeopozitarin rus Alexej Navalni, i cili një vit më parë desh humbi jetën se u helmua diku në takime të lëvizjes së tij.

Advertisement

Ambasada amerikane e cilëson Navalnin si lider të opozitës, e ajo ruse kundërshton, duke theksuar se Navalni është një “bloger”.

Një replikë normale, pasi kjo çështje madje u bë pjesë e negociatave mes presidentit amerikan, Joe Biden dhe atij rus, Vladimir Putin, të cilët u takuan pak kohë më parë në Gjevevë.

Në Shqipërinë ku kohët e fundit flitet për gjeopolitikën kaukazike, “dështimin e  SHBA”, për betejat amerikane në Mal tw Zi etj, rasti Navalni nuk wshtw se u diskutua, edhe pse ishte mjaft interesante replika ndërmjet dy Ambasasdave përkatëse në Tiranë.

Në fund të fundit; këndvështrime të ndryshme të kancelarive. Aq më shumë se Navalni është zë i fuqishëm kundër korrupsionit në Rusi.

Advertisement

Po përse ky zë nuk analizohet nga kundërshtarët e SHBA në Afganistan që “paskan mbrojtur të korruptuarit”?

Madje një postim i Elisa Spiropalit është komentuar me fyerje e sharje nga më të rëndat nga rrjete e media pranë PD-së.

Ku komentet janë: “Putin është i madh e jo si Edi Rama apo Joe Biden, po ai është burrë se i rri Amerikës përpallë”.

Kur Shqipëria pati probleme me Moskën, dihej hapur që e kishte sepse Hrushovi u afrua me Titon, por edhe se zbuloi krimet e Stalinit, e në Tiranë, Enveri kishte frikë se zbuloheshin të tijat.

Advertisement

Por ajo ndodhi në vitet ‘60 të shekullit të shkuar.

Megjithatë një pjesë jo e vogël e shqiptarëve ka ende simpati për Bashkimin Sovjetik e rusët, nga eksperienca e atyre viteve.

Po kjo është normale, hyn tek logjika e dëshirës, e pëlqimit, e në rastin Navalni, situata ka dy pjesë, atë të demokracisë dhe korrupsionit.

Por Putin, nga mediat e opozitës nuk sulmohet, thjesht se ka sfiduar SHBA, e cila ka sulmuar Sali Berishën e Ilir Metën….

Advertisement

TemA

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit