
Artistja shqiptare, Rita Ora, është duke u angazhuar si pjesë e jurisë në spektaklin “The Voice Australia”. Fama në rritje e saj në kontinentin australian po pasqyrohet edhe me rritjen e sukseseve të këngëve të saj në këtë vend, transmeton albinfo.ch.
Kënga “Bang Bang” e publikuar në shkurt 2021 tashmë ka shënuar një hyrje të re në top 10 këngët më të dëgjuara të momentit në platformën muzikore “iTunes” në Australi.
“Bang Bang” është kënga e nëntë më e dëgjuar në Australi dhe në top 100 janë edhe këngët “Let you love me” dhe “For you”.
Advertisement
The post Fama në rritje e Rita Orës në kontinentin e Australisë appeared first on Albinfo.